Home Lifestyle
Kurrë mos i bëni këto gabime në make-upin tuaj
Ndoshta make-upi është vërtet zgjidhja dhe ju bën të ndiheni më mirë me veten por ama duhet të bëni kujdes të shmangni gabimet e mëposhtme:

Buzëkuqi i errët

Shumë femra përdorin buzëkuqë të rëndë me nuanca të blusë, që menjëherë i bën buzët të duken të vogla dhe të ftohta. Përdorni ngjyra, thjesht jini të sigurta që të ndrisin.


Pudra

Kini kujdes nga pudra! Shumë pudër me ngjyrë mund të krijojë efektin e suvasë dhe të transformimit të ngjyrës së lëkurës, veçanërisht në pjesën rreth syve dhe në vijat që krijohen nga e qeshura. Në vend të saj, përdorni një pudër të lehtë pa shumë ngjyrë duke e aplikuar me një furçë të madhe në mënyrë që të mos vendosni sasi të tepërt. Ose mund të përdorni pak pudër të bronxtë për të ngrohur ngjyrat.

Lëkura e shkëlqyeshme

Ruzhi i shndërritshëm ose ndriçuesit kanë tendencën të depozitohen në çdo rrudhë të vogël dhe të theksojnë çdo problem të lëkurës. Për një pamje më natyrale të fytyrës sigurohuni ta keni fytyrën të hidratuar dhe përfundojeni make-up-in me një përzierje hidratuese.

Vetullat agresive

Vetullat që janë shumë të errëta dhe të theksuara janë shpërqëndruese. Gjithnjë përdorni një laps vetullash një ton më të çelët se ngjyra juaj natyrale për të mbushur hapsirat dhe për t’i definuar. Vetullat shërbejnë si kornizë për sytë dhe për të krijuar strukturë, ato s’duhet të marrin vëmendjen maksimale.

Sytë e shndërritshëm

Sytë me xixa ose shkëlqim mund të jenë shumë vjetëruese. Xixat theksojnë rrudhat dhe minimizojnë konturet. Në vend të tyre përdorni ngjyra mat për t’i dhënë formë syrit dhe për të konturuar qepallat. Nëse doni të përdorni xixa, thjesht mbajini nën kontroll. Vendosni pak në qendër të qepallës dhe shumë më pak në këndin e syrit, pranë hundës.

Make-up-i rrëmujshëm

Shumë femra nuk arrijnë ta mbajnë të rregullt make-up-in e tyre gjatë gjithë ditës, as rimelin që bie ose lapsin që përfundon tek rrudhat e syve. Mbani disa rrathë pambuku në çantë në mënyrë që t’i korrigjoni këto probleme duke qëndruar të freskëta në pamje, gjithashtu dhe më të reja. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Festat e fundvitit! Melania Trump stolis Shtëpinë e Bardhë (FOTO LAJM)
Supë me thjerrëza
Ja përse është më e shëndetshme të bëni dush me ujë të frohtë
Televizori, rrezik për fëmijët nën 2 vjeç
Çfarë rreziqesh sjellin në shëndet pesticidet tek frutat dhe perimet

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media