Home Lifestyle
Sëmundja që po merr jetë njerëzish, flitet shumë pak për të
Kur flitet për shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë, ka shumë mundësi që mendja t’ju shkojë te kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Këto janë realisht dy nga sëmundjet që po iu marrin jetën shumë njerëzve, megjithatë, shumë pak po flitet për shkaktarin e tretë, që ka të bëje më sëmundjen pulmonare obstruktive kronike (SPOK).

Kjo gjendje e bën të vështirë frymëmarrjen, duke përkeqësuar kollën. Me miliona njerëz në botë janë të diagnostikuar me këtë gjendje.
Pavarësisht kësaj, shumë pak vëmendje po i kushtohet krahasuar me sëmundjet e tjera vdekjeprurëse.

“Është shkaktari i tretë i vdekjeve në SHBA dhe asnjë nuk flet për të”, thotë doktor MacDiarmid. Kjo ndodh për shkak edhe të natyrës së sëmundjes.

Duhanpirja është shkaktari kryesor i sëmundjes pulmonare obstruktive kronike. Rreth treçereku i të sëmurëve me SPOK nuk kanë pirë asnjëherë duhan, dhe në këto raste shkaktarë mund të jenë faktorët mjedisorë, si ajri i ndotur, përveç faktorëve të caktuar gjenetikë.

Edhe pse aktualisht ka më shumë informacione në lidhje me këtë sëmundje krahasuar me një dekadë më parë, akoma është e nevojshme të bëhen kërkime bazike mbi të dhe të gjendjen mënyra më të mira për trajtimin e sëmundjes.
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Arsyet se pse duhet ta konsumoni lëngun e domateve
Truku i habitshëm për kripën që do t’ja shtojë shijen gatimeve tuaja
Shenjat e para të kancerit në mushkëri
Arsyeja pse duhet të mos i hidhni farat e kungullit
Përfitimet nga lëngu i domates që nuk i dinit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media