Home Lifestyle
Mënyrat më të mira për të larguar rrudhat
Kanë filluar të të dalin ato rrudhat poshtë dhe në anë të syve? Mos i merr inat se me pak punë mund t`i fshish. Ato që të duhen janë pak gjëra.

Pastë dhëmbësh

Lëng domate

Kapsula me Vitamin E

Xhel Aloe Vera

Në një tas të pastër hidh gjysmë lugë pastë dhëmbësh. Shto edhe gjysmë lugë xhel aloe vera.

Më pas xhelatinën e Vitaminës E. Shto 1 lugë lëng domate dhe përzieje mirë. Këtë përbërje aplikoje më pas në zonën ku ke probleme. Përhape me kujdes përmes gishtërinjve të pastër.

Lëre në fytyrë për 5 minuta dhe më pas laje me ujë të ftohtë. Pastaj thaje mirë fytyrën. Hapi tjetër është përdorimi i xhelatinës së Vitaminës E. Merr disa pika dhe vendosi mbi lëkurë. Lëre gjithë natën dhe laje në mëngjes. Këtë të dytën aplikoje çdo natë.

Kurse të dy hapat bashkë, një ditë po, një ditë jo, për një muaj. Do ta shikosh menjëherë diferencën.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Ju shqetësojnë dhe ju bëjnë nervoze zhurmat e vogla dhe të vazhdueshme? Ja nga çfarë vuani
Metoda si të shpëtojmë nga mushkonjat
Zbuloni nëse vaji i peshkut ndikon mirë për zemrën
Bletët e mjaltit mund të ndihmojnë për të shpjeguar se si njerëzit marrin vendime
Të hiqni thonjtë me tipsa nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë se kaq

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media