Home Lifestyle
Përgatisni këtë recetë me mjaltë për një tretje sa më të mirë
Dihet fare mirë se mjalti është një nga ushqimet më të shëndetshme në botë.

Thuhet se shëndeti vjen nga barku, e nëse është kështu, duhet ta konsumoni për t’i thithur vetitë e tij shëruese. Sidomos ndikon te ata që kanë telashe me kapsllëkun.

Është një pije e thjeshtë me mjaltë që duhet konsumuar çdo ditë për të përmirësuar tretjen.

PËRBËRËSIT: • 2 dcl ujë të vakët, • 1 lugë mjaltë.

Përgatitja:

Përzieni mirë ujin dhe mjaltin, prisni që të tretet mirë e më pas e pini. Uji duhet të jetë i vakët e kurrsesi i vluar, sepse shkatërron vetitë shëruese të mjaltit.

Si ndikon në tretje:

1. Lehtëson kalimin e ushqimit në sistemin tretës, nga zorra e hollë në të trashën.

2. Neutralizon gazrat që prodhohen në sistemin tretës.

3. Qetëson lukthin dhe ndihmon në shërimin e të thatit në lukth dhe bakteret në stomak.

Si reagon në trup:

1. Detokson trupin, hedh helmet jashtë.

2. Me pak lëng limoni shndërrohet në aleat për humbje në peshë.

3. Ndikon si antibakterial, ju furnizon me enzima, vitamina dhe minerale që luftojnë bakteret e dëmshme.

4. Lehtëson alergjitë.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Ju shqetësojnë dhe ju bëjnë nervoze zhurmat e vogla dhe të vazhdueshme? Ja nga çfarë vuani
Metoda si të shpëtojmë nga mushkonjat
Zbuloni nëse vaji i peshkut ndikon mirë për zemrën
Bletët e mjaltit mund të ndihmojnë për të shpjeguar se si njerëzit marrin vendime
Të hiqni thonjtë me tipsa nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë se kaq

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media