Home Lifestyle
Google Maps sjell ndryshimin e pritur që do t’ju lehtësojë jetën
A keni pasur ndonjëherë problem me gjetjen e një vendi dhe asgjë nuk mund t’u zgjidhte problemin tuaj atëherë përditësimi më i fundit i Google Maps është gjithçka që ju keni kërkuar.

Së fundmi Google ka nxjerrë përditësimin më të ri në të cilin dallohet qartë risia e re ku është përditësuar skema e ngjyrave të hartës dhe ka shtuar ikona të reja për t’i ndihmuar përdoruesit të identifikojnë me shpejtësi pikat e ndryshme të interesit.

Vendet si një kafene, kishë, muze, kopsht zoologjik ose spital do të kenë një ngjyrë dhe ikonë të caktuar për ta bërë më të lehtë për përdoruesit të gjejnë atë që po kërkojnë.

Për shembull, nëse po kërkoni një dyqan kafeje në një lagje të re, mund të hapni Google Maps dhe të kërkoni ikonën më të afërt portokalli, kodin e ngjyrave për vendet e ushqimit dhe pijeve.

Përditësimet e reja do të vendosen për disa javë në të gjitha produktet e Google që përfshijnë Google Maps.

Google Maps gjithashtu ka përditësuar drejtimin, navigimin, tranzitin dhe eksplorimin e hartave për të nxjerrë në pah më mirë informacionin më të përshtatshëm për secilën përvojë – siç janë stacionet e gazit për navigacion dhe stacionet e trenave për tranzit./Bota.al/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
HOROSKOPI/ Një fundjavë për t'u mbajtur mend për këto dy shenja, surprizë për Peshqit
HOROSKOPI/ Bëni kujdes me paratë, shenjat që do të harxhojnë më shumë
Vjeshta trokiti, çfarë dhuratash kërkojnë vajzat këtë sezon
Shtresë e bardhë në gjuhën tuaj? Ja çfarë paralajmëron
Planeti Mars do shkatërrojë çdo gjë që keni ndërtuar, Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media