Home Lifestyle
Të mençurit nuk e duan shoqërinë
Të gjithëve ju është e njohur se sa është i rëndësishëm shoqërimi për të ndierë kënaqësinë e jetës, mirëpo ekziston një kufi.

Individëve shumë inteligjentë nuk u bëjnë mirë kontaktet sociale, tregon hulumtimi i ekspertëve Satoshi Kanazava dhe Norman Li.

Në rrënjët e lumturisë së njeriut modern janë të gjitha gjërat të cilat e bëjnë të kënaqur paraardhësin tonë, theksojnë shkencëtarët, duke e quajtur këtë “savanë teorie”.

Interaksioni social i cili ka qenë kyç për mbijetesën në bashkësitë gjuetare-mbledhëse, mirëpo edhe hapësira gjithashtu ka qenë e rëndësishme

Për ta testuar këtë teori, shkencëtarët kanë analizuar kënaqësinë me jetën të të intervistuarve të moshës 18 deri 28 vjeç.

Janë fokusuar në dy aspekte të cilat, thonë ata, ndajnë jetën e njeriut modern me atë të njeriut të mëparshëm – dendësia e popullzimit dhe shpeshtësia e takimit me miqtë.

Gjë që është pritur, njerëzit në zonat urbane kanë qenë më të pakënaqur me jetën nga ata të cilët kanë banuar në qytete të vogla.

Kur është fjala për aspektin e gjatë, lumturia është rritur tek ata të cilët shpesh janë shoqëruar me miqtë. Mirëpo, jo edhe kur është fjala për individë shumë inteligjentë, të cilëve kontaktet e shpeshta u krijojnë pakënaqësi.

Shkencëtarët thonë që ekziston një hendek midis mënyrës në të cilën kemi evoluuar dhe dinamikës së jetës moderne.

Njerëzit shumë të mençur u përshtaten më lehtë sfidave të jetës moderne dhe më lehtë e kanë që t’i çrrënjosin shprehitë e të parëve, në mënyrë që të shkojnë përpara, andaj kjo është edhe arsyeja që ata nuk i duan kontaktet e shpeshta. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Si ta përgatitni vet një deodorant në kushte shtëpie?
Loja me letra, metoda kreative për zhvillimin e fëmijës
Si është të jesh nënë në ditët e sotme, videoja e blogeres bëhet virale
Çantat e rrumbullakëta, modeli më i pëlqyer dhe i bukur i këtij sezon
8 karaktere manipulatorësh emocionalë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media