Home Lifestyle
Sëmundja e zemrës, faktorët që e shkaktojnë dhe shenjat dalluese
Zemra është organi që bën shpërndarjen e gjakut në organizëm dhe në patologjitë kryesore kardiake kemi alterim të funksionit të saj si pompë. Kur zemra nuk funksionon siç duhet, ka vështirësi të shumta në dërgimin e gjakut të oksigjenuar në pjesët e duhura të organizmit.

Sëmundje të tjera të lidhura me funksionimin e aparatit kardiovaskular, të një rëndësie mjaft të veçantë, janë dhe çrregullimet e presionit arterial, ku përfshihen hipertensioni dhe hipotensioni.

Faktorët që rrezikojnë punën normale të zemrës janë:

1. HTA (Hipertensioni arterial)
2. Dislipidemia
3. Diabeti
4. Anamneza familjare
5. Streset e ndryshme psikike
6. Puna e rëndë fizike dhe /ose pushimi i pamjaftueshëm
7. Duhani
8. Konsumi i alkoolit
9. Obeziteti
10. Jeta sedentare

Simptomat dalluese

Simptomat përcaktuese për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës janë të ndryshme, sipas kategorive të prekura.

Shpesh herë ka ndodhur që pacienti të ketë trashëguar këto sëmundje që nga fëmijëria dhe ne shumicën e rasteve këto patologji janë asimptomatike.

Megjithatë i sëmuri duhet të tregohet vigjilent në disa situata si p.sh. ngjitja e shkallëve; në të tilla raste mund të ketë dhimbje të kraharorit. Edhe në rastet kur i sëmuri del në ambient të ftohtë, mund të shfaqet dhimbja e gjoksit.

Që një pacient të kuptojë se vuan nga zemra duhet të ketë shenja të tilla dalluese si: vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje gjoksi, të cilat shtohen me kalimin e kohës. Të tjera simptoma sinjifikante janë: vështirësia në frymëmarrje (dispnea), edemat e këmbëve dhe cianoza./albeu.com/

Burimi Shëndeti Online
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
HOROSKOPI/ Beqarët do të njohin dikë të veçantë, kjo shenje t’i bëjë sytë katër
Dimri ju than shumë fytyrën, cilat janë maskat perfekte
Kontrolloni nishanet! Mund të rrezikoni kancerin e lëkurës
9 sekretet e zonjave të shtëpisë që ju lenë pa fjalë (FOTO LAJM)
Vajza, me këto 9 sekrete do i njihni më mirë djemtë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media