Home Lifestyle
Si mund t’i bësh realitet qëllimet e 2018-s
Sipas një studimi të vitit 2012, 75% e njerëzve i braktisin qëllimet e mira që i kanë vënë vetes mesatarisht pas një jave nga trokitja e vitit të ri. Hulumtimet tregojnë se pas gjashtë muajsh me pak se gjysma, rreth 46%, është ende duke punuar në qëllimet e dëshiruara. Këtu janë dhjetë strategji për të përmbushur dëshirat tuaja nga dita në ditë:

Ndjej

Hapi i parë është të dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. Lini të lirë imagjinatën tuaj dhe merrni dhjetë minuta për të udhëtuar me mendje. Sipas ekspertëve imagjinata ndihmon të përqendrohemi në nevojat tona më të thella.

Shkruaj

Transferimi i mendimeve tuaja në letër ka një funksion të rëndësishëm, sepse ndihmon për t’i dhënë një përkufizim konkret atyre që dëshirojmë të bëjmë. Kape momentin! Përdor ngjyrat. Jepi zë instinkteve.

Vizato

Siç është e qartë nga hulumtimet e fundit në “Neuroscience”, truri mendon me imazhe, ndaj kjo është arsyeja pse vizatimi përcjell një vegim në një mënyrë më efektive dhe të menjëhershme, sesa fjalët. Nuk ka nevojë të jemi artistë, shtoni simbolet dhe ngjyrat.

Detajet

Çfarë ju duhet për të ndihmuar në realizimin e ëndrrave tuaja? Detajet janë një pjesë e rëndësishme, sepse ato ndihmojnë për të menduar për realizimin praktik.

Konkretësi

Duhet të jeni të ndershëm dhe të sinqertë në qëllimet tuaja të mira.

Angazhimi

Një nga arsyet që qëllimet e mira braktisen shpejt është se ne dëshirojmë në mënyrë të përgjithshme. Për të përkthyer një ëndërr në realitet kërkon angazhim. Çfarë sakrificash jeni të gatshëm për të bërë?

Plani juaj

A doni të filloni të bëni sport, të gjeni një shtëpi të re apo një punë? Mendoni për dy ose tre objektivat me të vërtetë të rëndësishme dhe përcaktoni veprimet që do të ju ndihmojnë në arritjen e tyre. Kjo do t’ju ndihmojë të krijoni një plan për ta kthyer rutinën në praktikë.

Koha

Për të realizuar qëllimet tuaja duhet kohë dhe angazhim. Vendosni se sa energji doni t’i kushtoni qëllimeve tuaja dhe vendosni afate.

Energjia pozitive

Rrethohuni me miq dhe njerëz pozitivë, libra të mirë, filma dhe teatër. Këto do t’ju frymëzojnë. Përpiquni për të stimuluar kuriozitetin çdo ditë dhe të ushqeni mendjen tuaj, kjo do të jetë e dobishme.

“Do t’ia dalësh”

Pengesat dhe gabimet na mësojnë. Ndaj mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja! /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
I dërgoi foto burrit se ishte në shtëpi por ky detaj e shkatërron
Magjia që bën aspirina në flokët tuaj
Çfarë është dieta ketogjenike që po e mbajnë VIP-at botëror?
Bima kuruese, si të kultivoni Aloe Vera në shtëpinë tuaj
HOROSKOPI/ Kjo shenjë të bëjë kujdes në punë, do të ketë probleme

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media