Home Lifestyle
Nëse bëni 3 selfie në ditë, rrezikoheni nga kjo sëmundje
Pasioni për vetë shkrepje me celular ose siç e njohim të gjithë selfie-t mund të kthehet në një sëmundje të vërtetë. Lajmi vjen nga Universiteti i Nottingham-it në Britaninë e Madhe, studiuesit e të cilit arritën në përfundim se obsesioni për të bërë foto pa pushim është një patologji e vërtetë e pagëzuar me emrin “selfite”.

Kjo lloj “sëmundje” prek dy njerëz në tre dhe kombinohet në mënyrë përfekte me zakonet tona të përditshme. Selfie-t siç e shihni çdo ditë bëhen në tren, në rrugë, në ashensor madje edhe në makinë. Ngaqë e bëjnë të gjithë çdo ditë duket si diçka normale, por nuk është kështu.

Sipas studiuesve kjo lloj sëmundje ka tre shkallë:

1. Borderline në qoftë se bëni tre selfie në ditë

2. Akute nëse fotot që bëni i postoni në rrjetet sociale

3. Kronike, shkalla më e lartë, është kur gjithçka të del jashtë kontrollit dhe bën selfie 24 orë në 24.

Njerëzit mendojnë se duke bërë selfie çdo ditë të rritet vlerësimi për veten, të përmirëson humorin dhe ekspozimi në rrjetet sociale të integron në shoqëri, por është vetëm një iluzion. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Si ta përgatitni vet një deodorant në kushte shtëpie?
Loja me letra, metoda kreative për zhvillimin e fëmijës
Si është të jesh nënë në ditët e sotme, videoja e blogeres bëhet virale
Çantat e rrumbullakëta, modeli më i pëlqyer dhe i bukur i këtij sezon
8 karaktere manipulatorësh emocionalë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media