Home Lifestyle
Harroni thinjat e flokëve me maskën me një përbërës
Shumica e grave kanë frikë nga paraqitja e thinjave që është edhe një sinonim i plakjes.

Në fakt, në treg ka shumë ngjyra të flokëve që pa dyshim se mund të mbulojnë thinjat tuaja por megjithatë kjo ka edhe efektet anësore.

Prandaj nëse urreni faktin se flokët tuaj po thinjen dhe dëshironi një zgjidhje natyrale për këtë problem, atëherë maska e mëposhtme është ideale për ju.

Ky tretman natyral do t’ju ndihmojë t’i thoni lamtumirë flokëve të thinjura.

Kjo maskë e mrekullueshme do t’ju ndihmojë të arrini rezultate shumë të mira në mënyrën më të shpejtë të mundshme, duke përdorur përbërësit që me siguri se i keni në shtëpinë tuaj.

Përbërësit dhe gjërat që ju duhen:

Shampo dhe balsam për flokët

6 patate

2 litra ujë

Tigan me kapak

Një shishe e zbrazët e shamponit

Një kulluese

Si ta përgatisni këtë maskë?

Fillimisht, pastroni patatet mirë. Më pas, qëroni ato dhe lëvoret e patateve vendosni në tigan bashkë me ujin. Lërini të ziejnë për rreth një orë.

Më pas, lëreni këtë përzierje të ftohet. Kullojeni dhe lëngun e përfituar vendoseni në shishen e shamponit.

Lani flokët me shampon dhe balsam, si zakonisht. Pasi ta largoni balsamin me shumë ujë, vendoseni ujin e patateve mbi flokë. Masazhoni flokët dhe skalpin me lëvizje rrethore.

Pas kësaj, mos i shpëlani flokët. Lërini të thahen në mënyrë natyrale ose me tharëse flokësh.

Këtë tretman përsëriteni tri herë në javë dhe ju shumë shpejt do t’i harroni thinjat!
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Lamtumirë dhjamit, receta magjike për trupin e ëndrrave
Studimi i amerikanëve: Larja e duarve duhet të zgjasë së paku 15 sekonda
Nëse zgjoheni gjatë natës dhe nuk lëvizni dot mësoni arsyen pse ndodh
Dieta ushqimore që duhet të ndjekë një i sëmurë me anemi
Këto janë produktet e kozmetikës që duhet ruajtur në frigoifer

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media