Home Lifestyle
Joga për ekuilibër fizik dhe emocional: pozita në një këmbë
Është ky ushtrim i shkëlqyeshëm dhe praktikohet në secilin stil të jogës. Ky variacion në një këmbë (Eka Pada Uttanasana) balancon tërë sistemin nervor.

Joga asana, është një zgjedhje e shëndoshë ku fizikja shkrihet me psikiken, ku meditimi bëhet proces i kënaqshëm dhe i domosdoshme në fillim apo fund të çdo dite, ku gjatë procesit të frymëmarrjes lirohen mendimet e panevojshme dhe toksike, transmeton Telegrafi.

Si bëhet:

Qëndroni vertikalisht, stabil. Merrni frymë normalisht, kalojeni peshën në këmbën e djathtë, të majtën ngrijeni ngadalë dhe shtrijeni shputën e majtë në kofshën e djathtë.

Shikoni në një pikë dhe ashtu mbani ekuilibrin. Bashkoni shuplakat në nivel të kraharorit, ndieni zemrën tuaj, hapuni dashurisë e cila rrymon nëpër trupin tuaj, përkuluni përpara dhe qëndroni në atë pozitë, pastaj provoni edhe pak më poshtë, derisa shpina të jetë në nivel dhe paralel me dyshemenë.

Ndërroni këmbën. Mund të bëni dyfish më shumë përsëritje me këmbën më të dobët dhe më jostabile.

Cilat janë dobitë e këtij ushtrimi:

Ky ushtrim balancon sistemin nervor, përmirëson përqendrimin, forcon muskujt e këmbëve dhe të shputave. Zhvillon ndjenjën e balancimit fizik dhe emocional. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
HOROSKOPI/ Bëni kujdes me paratë, shenjat që do të harxhojnë më shumë
Vjeshta trokiti, çfarë dhuratash kërkojnë vajzat këtë sezon
Shtresë e bardhë në gjuhën tuaj? Ja çfarë paralajmëron
Planeti Mars do shkatërrojë çdo gjë që keni ndërtuar, Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi
HOROSKOPI/ Ruani energjitë, këto shenja do të kenë mundësi të reja në punë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media