Home Lifestyle
Mënyrat më pak të dhimbshme për të hequr vetullat
Një odise e gjatë dhimbjesh dhe torturash kur vjen puna tek heqja e vetullave, për shkak se kjo pjesë e fytyrës është jashtëzakonisht e ndjeshme. Ndaj për t’i shpëtuar ritualit ‘Hiq një fije, fërko vetullën, prit një çast s’e ke frikë, matu përsëri...’ po ju sugjerojmë dy mënyra fantastike për të hequr vetullat pa dhimbje. Shumica e blogereve në YouTube e përdorin si zgjidhje efektike përherë.

1. Akulli

Të gjithë biem dakord se akulli ka vetinë të na qetësojë dhimbjet e ndryshme. Ai "vendos në gjumë", mpin qelizat nervore duke eleminuar dhimbjen.

Si të veproni: Merrni disa kuba akulli dhe vendosini në zonën afër vetullave për pak çaste. Kur të ndjeni që pak nga pak zona sipër syve po mpihet, atëherë nisni heqjen e vetullave.

2. Avulli

Nga një ekstrem në tjetrin, por edhe avulli shërben si një mënyrë e mirë për të lehtësuar dhimbjet.

Si të veproni: Bëni një dush të nxehtë, i cili do t’ju hapë poret e lëkurës e kështu do ta keni më të lehtë t’i shkulni. Një peshqir i lagur me ujë të nxehtë mund të shërbejë gjithashtu si një zgjidhje alternative në pamundësi të dushit.

Shënim: Më së shumti ndodh tek lëkurat delikate, por acarimi i zonës së vetullave mund t’i ndodhë çdokujt. Prandaj pasi të keni përfunduar, bëni një maskë hidratuese pasi të keni shplarë më parë fytyrën me ujë të bollshëm dhe të ftohtë.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Keni kaluar ditë të keqe? Fotot që do t’ju shkrijnë së qeshuri
A shkakton deodoranti kancer të gjirit?
Nëse keni këto gjëra në banjon tuaj, duhet t’i hiqni menjëherë
Ngjyrat e flokëve në përshtatje me lëkurën
Pse kënaja duhet të zëvendësojë bojërat për flokët tuaj

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media