Home Lifestyle
Mësoni si të rrisni vetullat në mënyrë natyrale
Shumë herë detyrohemi të përdorim pickatore për të vënë në rregull vetullat, apo i dizenjojmë tek estetistja. Por ju ndodh që teksa tentoni ti rekuperoni, i shkatërroni më keq.
Mos tu zërë paniku, dhe merrni në dorë produktet kozmetike për të mbuluar boshllëqet, si lapsi, dylli apo produktet e kremrave. Me pak durim të përpiqemi të bëjmë një vetull më të trashë dhe më shpejtë.

Vaj, vaj, vaj

Mes kurave natyrale, vajrat zënë vendin e parë. Receta perfekte është ajo me vajin e ricinës, të ullirit dhe të bajameve dhe aplikojeni në vetull para gjumit. Vitamina E me të cilën janë të pasura këto vajra në veçanti, i trash dhe i forcon, përveçse i stimulon të rriten. Edhe vaji i kokosit mund të përdoret për këtë qëllim, mjafton ta aplikoni të vakët dhe ta masazhoni mirë.

Më parë veza

Nëse kemi kohë mund të bëjmë një recetë me vezë, ku përmbajtja e proteinave është shumë e lartë, aq sa ushqen flokët dhe si rrjedhojë edhe vetullat. Për një maskë efikase përdoret vetëm e verdha e vezës e rrahur. Aplikojeni në vetull dhe lëreni për të paktën çerek ore.

Zëvendësimi natyral

Për të ndihmuar rritjen e qimeve të reja është shumë e rëndësishme të bëni një scrub një herë në javë për të zëvendësuar qelizat dhe për të aktivizuar qarkullimin e gjakut me një eksfoliant për lëkurën shkruan tch.

E fundit por jo më pak e rëndësishme

Nëse nuk mundemi të bëjmë maska vetë, drejtojuni produkteve farmaceutike që stimulojnë rritjen e qimeve të lokalizuara, Të mira janë serumet me bazë flavonoidi dhe peptidi që përfshijnë që merren direkt me rritjen e qimeve.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Larg kësaj diete, rrezikon seriozisht jetën tuaj
Keni një nishan të kuq? Mos e prekni kurrë me dorë
Përdorimet e pazakonta të majonezës që shumë pak i dinë
Ta marrim vesh njëherë e mirë, sa herë pas veshjes duhen larë rrobat
Reçipetat i keni veshur gjithë kohës gabim, mësoni mënyrën e duhur

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media