Home Lifestyle
Po vijnë ditët e ngrohta, si të përgatisni akullore në shtëpi
1- Vini gjysmë litri qumësht në tenxhere dhe hidhini një zarf vanilje. Çojeni në vlim dhe pastaj largojeni nga zjarri që të vaket.

Këshillë: Mos i përdorni as qumështin dhe as vezët nëse nuk janë shumë të freskëta, përndryshe shija e akullores nuk do të jetë ajo që prisni.
2- Përgatisni kremin bazë: Merrni 6 të verdha vezësh dhe rrihini fort me sheqer derisa të bëhet një masë e zbardhur, e fryrë dhe me shkumë.

Këshillë: Për t’i rrahur të verdhat më shpejt, kujtohuni t’i nxirrni vezët nga frigoriferi të paktën një orë para se t’i përdorni. Duhet të jenë në temperaturën e ambientit.
3- Shkrijeni përbërjen e vezëve me sheqer në qumësht të ngrohtë dhe pastaj hidheni në një tenxhere me fund të trashë. Ziejeni kremin me zjarr shumë të ulët dhe mos e ndërprisni përzierjen derisa të fillojë të trashet. Hiqeni nga zjarri dhe vijoni ta përzieni derisa kremi të jetë ftohur aq sa të mos nxjerrë më avull nga sipërfaqja.

Këshillë: Për ta ftohur më shpejt kremin, futeni tenxheren në një tjetër më të madhe që e keni mbushur me kube akulli të spërkatura me nja dy lugë kripë, të cilat do ta vonojnë shkrirjen e akullit.

4- Nëse e doni akulloren me fruta, në këtë pikë kremit mund t’i shtoni 100-150 gramë tul frutash të bërë pure. Mund të zgjidhni pjeshkë, banane, luleshtrydhe, mollë dhe dardhë... të pjekura dhe të ëmbla.

5- Hidheni kremin në një kuti metalike që e kishit futur më parë në frigorifer, nivelojeni me shpinën e një luge dhe vëreni sërish në frigorifer, në pjesën e ngrirjes.

Këshillë: Përdorimi i vasketës metalike ndikon në ftohjen më të shpejtë të akullores.
6- Pas 20 minutash, kur kremi ka filluar të ngrijë në faqet e enës, nxirreni nga frigoriferi dhe përziejeni me lugë nga jashtë brenda. Përsëriteni veprimin 5-6 herë, çdo 20 minuta.

Këshillë: Nëse nuk doni ta përdorni menjëherë ruajeni në pjesën e ngrirjes së frigoriferit. Por, një orë para se ta përdorni, hiqeni nga akulli dhe lëreni në pjesën e poshtme të frigoriferit që të zbutet. /shije.al/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Këto qytete në Europë, mund t’i vizitoni me shumë pak para
Duart i paskemi larë gjithë kohës gabim, ja si duhet
Kurrë mos hani vetëm, mund të sëmureni rëndë
Jo vetëm alkooli, edhe kjo ëmbëlsirë mund t’ju nxjerrë pozitiv në timon
Rrezikoni fëmijën, ky është gabimi më i madh që bëjnë nënat shtatzënë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media