Home Lifestyle
Përdorni limon për ta bërë lëkurën tuaj më të shëndetshme
Limoni përdoret shumë në fushën e estetikës dhe kjo tashmë dihet, por në fakt shumë pak njerëz i dinë vërtet të gjitha benefitet që ka limoni në lëkurë.

Ju i gjeni ato më poshtë:

Zhduk shenjat e plakjes
Vetëm aplikoje limonin drejt në zonat ku ke shenjat e para të rrudhave dhe në mëngjes laje fytyrën me ujë të ftohtë. Pas një jave apo dy, limoni do ta ketë pastruar fare lëkurën dhe fytyrës i është kthyer shkëlqimi. Nëse do një trajtim të tillë për të gjithë trupin, shto vetëm gjysmë filxhani me lëng limoni në vaskë dhe qëndro për 20 minuta.

Shkëlqen dhe zbut lëkurën
Për lëkurë të ndritshme dhe të butë, sërish ju vjen në ndihmë limoni. Disa zona të trupit me lekurë të ashpër si gjunjtë, bërrylat apo themrat e këmbëve mund të zbuten me lëng limoni. Këtë herë lëkurën e freskët të frutit (pasi ia keni shtrydhur lëngun), aplikojeni mbi ҫdo zonë të trupit: duke përfshirë gjunjët, bërrylat dhe thembrat. Mbajeni për disa minuta ose edhe gjatë gjithë natës. Pas disa përdorimesh, lëkura do të jetë mjaft e butë dhe me shkëlqim.

Pastron pikat e zeza
Qelizat e vdekura të lëkurës mund t’i pastrosh mirë me lëng limoni. Nëse përdor lëngun e frutit në zonat ku ke pika të zeza dhe ta mbash për disa minuta, do të shpëtosh përfundimisht nga ato. Mbi një lugë ҫaji sheqer hidh lëngun e një gjysme limoni. Më pas shto edhe pak vaj ulliri. Përhape në fytyrë duke e masazhuar me kujdes, sidomos në zonat me pika të zeza. Aplikoje disa net me radhë derisa të vëresh që pikat e zeza janë zhdukur përfundimisht.

Hidraton lëkurën
Për hidratimin e zakonshëm të lëkurës, limoni vjen sërish në ndihmë. Bëj një maskë hidratuese duke përzier sasi të barabartë: mjaltë, limon dhe vaj ulliri. Aplikoje përzierjen në lëkurë të thatë dhe prit që ajo të thahet plotësisht në 10 minuta. Më pas, shpëlaje me ujë të ngrohtë. Bëje këtë një herë në javë dhe riktheji freskinë lëkurës.

Për lëkurë të yndyrshme
Nëse ke probleme me yndyrën e lëkurës, provo një maskë. Kombino 2 lugë lëng limoni, 2 lugë vodka, 1 lugë gjelle ujë të distiluar. Vendose në fytyrë me një copë pambuku dhe pas disa minutash, shpëlaje me ujë të ftohtë. Nëse e ruan në frigorifer, maska mund të zgjasë deri në një javë.

Kundër rrudhave
Për të bërë një maskë anti-rrudhë me limon, vepro në këtë mënyrë: Përzje një lugë çaji mjaltë, shto disa pika lëng limoni dhe një pikë vaj bajame. Aplikoje maskën në fytyrë dhe lëre të thahet për 20 minuta. Më pas, shpëlaje me ujë të vakët.

Këshillë:
Në qoftë se lëkura jote është e ndjeshme ndaj acidit citrik që përmban limoni, ateherë mund ta hollosh lëngun e tij me ujë. Pastaj përdor një copë pambuku të pastër për ta shpërndarë më mirë në fytyrë. Është mirë të mos përdorësh lëng limoni në lëkurë para ekspozimit në diell, pasi kjo do ta bëjë lëkurën më të ndjeshme ndaj tij. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Kurrë mos i bëni këto veprime pasi keni ngrënë
Mos i futni më në gojë, këto ushqime shkaktojnë depresion
Bëni kujdes me këto ushqime, nuk duhen futur në frigorifer
E “torturuam” në verë, si të kujdeseni për lëkurën gjatë vjeshtës
Qeni hero një luftoi kundër kobrës për këlyshët (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media