Home Lifestyle
I ngrohti po vjen, mësoni pse rrushi bën mrekulli për zemrën dhe tumoret
Rrushi ndahet në dy lloje kryesore: rrush për verë dhe rrush për tavolinë. Rrushi i verës ka kokrra më të vogla dhe pothuajse pa hapësira mes tyre, ndërsa rrushi i tavolinës ka kokrra më të mëdha dhe hapësirë mes tyre.

Vetitë
Rrushi njihet për vetitë e tij, sidomos për lëkurën. Ai mund të aplikohet në rastet e herpesit. Përsa i përket vlerave ushqyese, është e rëndësishme të nënvizojmë se pjesën më të madhe, rrushi e ka te lëkura e tij. Ajo përmban nivele të larta polifenolësh dhe resveratrolësh, që kanë veti antioksiduese. Ky frut ndihmon edhe në rastet e kapsllëkut dhe problemeve që lidhen me qarkullimin e gjakut.

Rrushi është shumë i pasur me kripëra minerale si zinku, potasi, magnezi, hekuri dhe vitamina të grupit A, B dhe C. Është një frut që mund të konsumohet nga të gjithë, edhe nga ata që janë mbipeshë. Përjashtohen vetëm diabetikët, pasi përmban sheqer.
Në lëkurën e tij është zbuluar kohët e fundit një antioksidant që quhet resveratrol, që ndihmon qarkullimin e gjakut.

Rrushi i bën shumë mirë tre organeve: veshkave, mëlçisë dhe zorrës.Përsa i përket farave të rrushit, ato kanë veti antioksiduese, por nuk duhet t’i përdorin njerëzit që kanë probleme me kolitin.Ky frut përmban edhe flavonoide. Sa më e errët të jetë lëkura e tij, aq më shumë flavonoide përmban rrushi.

Vlerat ushqyese
100 gramë rrush përmbajnë 69 kilokalori. 80% e rrushit përbëhet nga uji, 17% nga sheqeri e më pas vijnë me radhë proteinat, aminoacidet, yndyrnat, mineralet dhe vitaminat. Nga mineralet, më prezenti është potasi, i cili lë pas fosforin, kalciumin dhe magnezin. Mes vitaminave, dominuese është vitamina A. Pas saj vijnë B-ja, C-ja dhe K-ja. /shije.al/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Xhaketa xhins zgjidh dilemën “Çfarë të vesh?"
Mikrovala nuk shërben vetëm për ngrohjen e ushqimit
Shumë e thjeshtë, mënyra natyrale për t'i rritur thonjtë sa më shpejt
Para se të niseni për ndonjë udhëtim, bëni këto gjëra
Këto janë produktet që nuk ju lejojnë të dobësoheni

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media