Home Lifestyle
Përmes duarve tuaja mund të zbuloni nëse vuani nga ndonjë sëmundje
Ndryshime të llojllojshme në shuplakat dhe gishtat tanë mund të tregojnë problemet në pjesët e tjera të trupit, prandaj këto shenja paralajmërimi nuk do të duhej t’i injoronim.
Simptomat e këtilla mund të jenë të shkaktuara nga sëmundje specifike apo mungesa e nutrienëve në organizëm, transmeton Telegrafi.

Mbase dini t’i dalloni disa te vetja?

1. Mungesa e vitaminave

Nëse ndieni therje apo pickim në duar, janë shenja që nuk merrni mjaft vitamina B1, B6, B12 dhe E. E vetmja mënyrë që me siguri të konstatoni se a vuani nga mungesa e vitaminave është testi i gjakut. Nëse testi është pozitiv, mjeku do t’ju përshkruaj suplemente përkatëse të vitaminave.

2. Problemi me qarkullimin e gjakut

Mpirja e gishtave në dorën e djathtë mund të jetë simptomë e hernies, por edhe shenjë e sëmundjeve kardiovaskulare.

3. Diabeti

Pickimi i cili fillon në shputa dhe përhapet në drejtim të duarve mund të jetë shenjë e diabetit. Shkaktari është qarkullimi i gjakut i cili përçohet deri te dëmtimi i përfundimeve nervore.

4. Molisja

Nëse vazhdimisht ngrini objekte të rënda apo mbani nyjën në pozitë të papërshtatshme, u bëni presion të madh në nerva të ndjeshme afër sipërfaqes së lëkurës. Kjo mund të çojë në ndjenjën e pickimit apo të mpirjes së gishtave. Është me rëndësi që t’i pushoni duart, si edhe që të flini mjaftueshëm dhe të ulni nivelin e stresit. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Këto qytete në Europë, mund t’i vizitoni me shumë pak para
Duart i paskemi larë gjithë kohës gabim, ja si duhet
Kurrë mos hani vetëm, mund të sëmureni rëndë
Jo vetëm alkooli, edhe kjo ëmbëlsirë mund t’ju nxjerrë pozitiv në timon
Rrezikoni fëmijën, ky është gabimi më i madh që bëjnë nënat shtatzënë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media