Home Lifestyle
Kujdes, këto janë shenjat kryesore të sëmundjeve të lëkurës
Në sëmundjet e ndryshme të lëkurës, ekzistojnë disa shenja të sëmundjes (Efloureshenca), të cilat duhen vërejtur.
Dallimi i shenjave primare janë:

Njollat (Macula).
Në një vend (Macula) ka një ndryshim në ngjyrën e lëkurës. Shkaku mund të jetë një ndryshim në rrjedhjen e gjakut, ndryshimi në përmbajtjen e pigmentit, depozitimi i substancave të ndryshme (p.sh., ngjyrë tatuazhi) apo një shkarkesë e gjakut. Njollat të tilla si njolla të mëlçisë zakonisht janë pa dhimbje.

2. Nyje (Papula), i cili mund të jetë e vogël sa një majë gjilpëre apo i madh sa një arrë psh. tek ndezjet apo lythat.

Një e djegur (Urtikariet) është rritja e vëllimit në dermis ose indin nënlëkuror me edemë. Një e djegur zakonisht shfaqet vetëm për disa orë. Ajo është fillimisht e bardhë, pastaj në të kuqe, p.sh. pas kontaktit me hithrat.

Fluskat e vogla dhe të mëdha (Vesikulat dhe Bullat), që janë të mbushura me sekrecion (lëng) për shembull, pas një djegie të lehtë apo të nxehtë, ose vetëm nën veshje e guaskës, citon www.elbasaniplus.com

5. Puçrat (Pustulat) zakonisht shkaktohen nga mikrobet. Një puçërr me qelb është një gropë e mbushur me qelb brenda ose nën veshjen e guaskës.

Lëvoret e lëkurës (Skuamat) formojnë Ssumim mbi lëkurë (Epidermë).

Kore (Crusta) është një mbivendosje të sekrecioneve të thata. Kjo ndodh, për shembull, nëse një puçërr me qelb shpërthen dhe thahet qelbi i përmbajtur në sipërfaqe të lëkurës.

Çarje të lëkurës (Riss, Ragadet). Çarje apo thyerje në lëkurë. Ato lindin kur elasticiteti i lëkurës është reduktuar dhe lëkura është zgjeruar (thelluar).

Ulçerat (Ulkus) që rezultojnë me ndryshime të përhershme të lëkurës, që janë të dukshme si varra të hapura. Arrin thellë në Dermis dhe vazhdon në disa raste gjithmonë duke u shkatërruar, bashkim i ashtuquajtur (Nekrozë). Shpesh herë formon edhe qelbëzim. Ulçerat formojnë Dekubitus.

Varra (Cicatrikset) ndodhë kur një defekt lëkurë është i mbuluar me ind lidhor, e cila nuk mund të kthehet më siç ishte.
Disa nga këto shenja të sëmundjeve të lëkurës janë të ndryshme dhe nuk janë të dukshme, megjithatë shkaktojnë dhimbje të fortë si: (Kruarje, Djegie, Dhimbje).

SHKAQET

Shumë njerëz kanë trashëgim lëvoret ose ekzema (Neurodermitis), mirëpo kjo mund të ndihmohet edhe nga stresi ose infeksione të tjera, gjithashtu mund të kthehet në rrjedhën e sëmundjes nga një infeksion bakterial ose infeksion viral më keq. Për sëmundjet e lëkurës nuk ka shumë të dhëna, në shumë raste janë shkak i tyre janë edhe çrregullimet e sistemit imunitar ( ->Trupat e bardhë dhe të kuq në gjak).
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Keni kaluar ditë të keqe? Fotot që do t’ju shkrijnë së qeshuri
A shkakton deodoranti kancer të gjirit?
Nëse keni këto gjëra në banjon tuaj, duhet t’i hiqni menjëherë
Ngjyrat e flokëve në përshtatje me lëkurën
Pse kënaja duhet të zëvendësojë bojërat për flokët tuaj

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media