Home Lifestyle
Kush pikëllohet më shumë për dashurinë e humbur, femrat apo meshkujt?
Jeta dashurore është burimi më i madh i anksiozitetit dhe i ndjenjës së pikëllimit, ka zbuluar një hulumtim i ri, i cili, gjithashtu, tregon që rasti i tillë është diç më e shpeshtë te femrat, sesa te meshkujt.

“Kur flasim për jetën romantike të njerëzve, na duket që çdo njeri në jetën e tij ka marrë ndonjë vendim, për shkak të të cilit më vonë i është thyer zemra”, thotë prof. Nil Roese, nga Universiteti “Kelog” i Ilinoisit.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 320 persona të rritur nga territori i tërë SHBA-së të moshës 20 deri 80 vjeç. Të anketuarit kanë bërë listën e gjërave të cilat më së shumti u kanë shkaktuar dhembje në jetë.

Është nxjerrë në pah që te shumica e njerëzve në krye të listës ka qenë jeta dashurore. Apo, thënë më saktë, kjo gjë ishte në vend të parë te 44% e femrave dhe te 19% e meshkujve.

Siç kanë theksuar të anketuarit, pikëllimi më së shpeshti ka qenë i lidhur me lejimin e personit të dashur që të ndahet, humbja e rasteve për të pasur personin e dëshiruar dhe mungesa e iniciativës.

“Sa i përket rastit të humbur, mund të konsiderohet si leksion i cili do t’i detyrojë njerëzit që të punojnë më shumë për të arritur sukses në ardhmen. Pikëllimi në të vërtetë është motivim, ”, porosit prof. Roes.

Mirëpo, kini kujdes të mos i përsërisni vendimet e gabuara.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Këmbët ju vijnë aromë të keqe? Si t’a eliminoni!
Zgjidhni një send dhe zbuloni gjërat që s’i dinit për veten tuaj
Doni të dini çfarë mendon një fëmijë 2 vjeçar? 3 minuta brenda mendjes së tij
Mos kërkoni kot në google, këto fakte të pabesueshme janë të vërteta
Pse nuk ju ecën në dashuri? Mund të jenë këto arsye

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media