Home Lifestyle
Dobësohuni duke ngrënë me këtë dietë
Dieta vegane ka qenë mjaft e përhapur vitet e fundit dhe bëhet fjalë për një regjim ushqimor ndryshe nga ajo vegjetarianë, që përjashton çdo lloj produkti me origjinë shtazore, përfshi dhe mjaltin dhe vezën.

Dhe pse mund të jetë e vështirë të shkëputesh nga pjatat tradicionale, kombinimi i ushqimeve të propozuara ka pak kalori dhe e pasur me veti që të ndihmojnë të ruash linjat.

Dieta vegane kryesisht përbëhet nga bishtajoret dhe drithërat, frutat e thata dhe farat, fruta dhe perime, alga detare dhe drithëra integrale. Më poshtë keni një shembull që mund ta ndiqni të dietës vegane
E hënë

Mëngjes: Sallatë frutash

Mesvakt: Një grusht fruta të thata

Drekë: falafel dhe humus me perime.

Pasdite: një gotë me qumësht vegjetal, kokosi, bajamesh apo soje, dhe një tost me domate dhe vaj.

Darkë: Picë pa djathtë dhe produkte të tjera shtazore

E martë

Mëngjes: Një gotë qumësht vegjetal, një tostë integrale me pure avokado dhe domate

Mesvakt: Miks i frutave të freskëta

Drekë: Sallatë me kuinoa, asparag dhe luleshtrydhe

Pasdite: Një gotë me qumësht vegjetal dhe një lugë më fara luledielli

Darkë: Brokoli në tigan me kungull dhe tofu

E mërkurë

Mëngjes: lëng portokalli shoqëruar me një dardhë dhe një kivi, një grusht fruta të thata dhe një tostë me salltë jeshile dhe vaj ulliri.

Mesvakt: Një gotë qumësht vegjetal dhe biskotë vegane.

Drekë: krem patatesh dhe preshi, qofte tërshëre dhe domate dhe trumzë.

Pasdite: Një mollë dhe një dorë me arra, 20 gram.

Darkë: Sallatë me qiqra, oriz integral dhe tofu, bukë integrale dhe kos soje.

E enjte

Mëngjes: Një dardhë dhe një pjeshkë, një gotë me qumësht vegjetal dhe një dorë me fruta të thata

Mesvakt: mollë dhe kivi dhe biskota integrale ose vegane.

Drekë: makarona me salcë domate dhe tofu, sallatë me bizele dhe perime

Pasdite: Dy mandarina

Darkë: Perime në tigan, dhe një gotë me qumësht vegjetal

E premte

Mëngjes: Një gotë qumësht vegjetal me biskota vegane prej tërshëre dhe kokosi.

Mesvakt: Sallatë frutash të thata

Drekë: Hamburger me fasule e kërpudha, dhe patate furre

Pasdite: Një gotë qumësht vegjetal me bukë integrale dhe pure avokado e domate

Darkë: Tofu me salcë hudhrash dhe sallatë radhiqesh me majonez vegan.

E shtunë

Mëngjes: Çaj me qumësht tërshëre dhe bukë integrale me marmalatë.

Mesvakt: Një gotë me qumësht vegjetal dhe biskota vegane

Drekë: brusketë me domate dhe speca të kuq të mbushur me oriz.

Pasdite: Dy fruta

Darkë: Omletë vegane me kërpudha.
E diel

Ditë pushimi. Përgatisni një menu të lirë, sigurisht me produkte jo me origjinë shtazore, kuptohet. /tch/
Dërgoja mikut në:

//
Shkruani komentin tuaj!
 
Sodë buke e vaj ulliri për lëkurë të shkëlqyer
Arsyeja e tmerrshme pse nuk duhet të përdorni sfungjer për t’u larë
Shpiken shtëpitë UFO, me to mund të jetoni në det (FOTO LAJM)
Njihni osteoartritin, hidhni hapa të sigurtë dhe pa dhimbje!
Çfarë ndodh nëse shtoni pak qumësht në shampon e flokëve

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media