Home Lifestyle
Nuk është faji juaj, pse brezat e rinj janë më pak të zgjuar
Shifrat e koeficientit të inteligjencës të të rinjve kanë filluar të bien, pas rritjes së konsiderueshme që nga Lufta e Dytë Botërore, ka zbuluar një studim i ri. Rënia, e barabartë me rreth 7 pikë për gjeneratë, besohet të ketë filluar me të lindurit e vitit 1975, sipas një studimi të parë të besueshëm të këtij fenomeni.

Rënia shënon edhe fundin e një trendi – njohur si efekti Flynn – kur mesatarja e koeficientit të inteligjencës u rrit për 60-70 vitet e fundit me gati 3 pikë për 1 dekadë. Shkencëtarët i kanë përshkruar këto rezultate si “të rëndësishme” dhe shumë shqetësuese nga ana tjetër.

Rënia, sugjerojnë ekspertët, mund të ketë lidhje me ndryshimet në teknikat si tani fëmijët po mësojnë leximin, shkrimin apo matematikën në shkollë. Mund të ketë lidhje edhe me faktin që njerëzit po shpenzojnë më shumë kohë në pajisjet teknologjike sesa duke lexuar libra, shkruan gazeta ‘Shëndeti’.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Qeshni me lot, ky djalë mashtron lehtësisht katër vajza bjonde (VIDEO)
Prapa kësaj fotografie fshihet një histori e pabesueshme (FOTO LAJM)
HOROSKOPI/ Harrojeni xhelozinë sot, në këtë shenjë do të sjellë telashe
Bëni shumë kujdes nga sfungjerët, janë të rrezikshëm
HOROSKOPI/ Ruhuni, kjo shenjë do ta nisë javën me një zhgënjim në dashuri

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media