Home Lifestyle
Bebet që mbajnë gishtin në gojë janë më me fat për këtë arsye
Fëmijët që thithin gishtin e tyre apo kafshojnë thonjtë zhvillojnë më pak alergji se fëmijët e tjerë. Sipas autorëve të revistës Pediatrics dhe shkencëtarëve, kjo ndodh për shkak të ekspozimit më të lartë të këtyre fëmijëve ndaj baktereve.

Gjatë thithjes apo kafshimit të gishtit fëmijët mund të marrin mikrobe që forcojnë sistemin imunitar të fëmijëve duke i bërë ata më pak të prekshëm nga virozat e stinës apo alergjive të formave të ndryshme.

Në studim janë marrë fëmijë të moshave 5, 7,9 dhe 11 vjeç të cilët fusin gishtin në gojë apo kafshojnë thonjtë dhe rezultatet përfundimtare të studimit lidhen me të dhënat që janë marrë nga njerëzit e moshës 13-33 vjeç ( të cilët në fëmijërinë e tyre kishin zakonet e lartpërmendura).

Rreth një e treta e fëmijëve që thithnin gishtin në moshën 13 vjeçare ishin 80% më pak të rrezikuar ndaj alergjive në krahasim me moshatarët e tyre. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Nuk keni lënë gjë pa provuar, por këto janë recetat më të famshme për flokët
HOROSKOPI/ Marsi është në favorin tuaj, në punë do të keni një ofertë marramendëse
Mos e lini për në çastin e fundit, këto janë shenjat më të zakonshme të diabetit
Nëse doni një fytyrë si të një bebeje, këto janë mënyrat perfekte
Nëse doni një shampo bio, bëjeni fare thjeshtë në shtëpi

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media