Home Lifestyle
Urgjentisht te mjeku nëse keni këto shenja
Ndoshta jemi mësuar duke injoruar shumë sinjale që trupi na i dërgon kur është në një gjendje të keqe shëndetësore. Lodhja, rënia e flokëve dhimbjet në pjesë të ndryshme të trupit janë shenjat që tregojnë se patjetër duhet të kryeni një vizitë te mjeku.

Lodhja

Nëse e shihni se vazhdimisht po ndiheni të lodhur dhe të pafuqishëm për të vazhduar aktivitetet e ditës duhet të këshilloheni patjetër me një mjek.

Nëse kjo gjendje shoqërohet me kollë apo me vështirësi në frymëmarrje mund të jetë një pneumoni .

Gjendra

Ndonjëherë është normale që në trupin e dikujt të shfaqen gjedra. Ama nëse këto të fundit shkaktojnë dhimbje dhe ndryshojnë masën e tyre duhet të shkoni patjetër të takoni një specialist.

Rënie flokësh

Mungesa e vitaminave dhe sëmundje të tjera shfaqin si simptomë rënien e flokëve. Nëse përballeni me këtë të fundit në një masë shqetësuese, pra me humbjen të më shumë se 50- 60 fijeve të flokëve në ditë shkoni dhe takoni një mjek të specializuar.

Dhimbje barku

Dhimbjet e barkut mund të shkaktohen nga shumë faktorë, ama nëse këto dhimbje janë të përsëritura ju këshillojmë të shkoni dhe të takoni një mjek. Për t’i paraprirë ndonjë situate me të rënduar shëndetësore që mund të lidhet me ciklin menstrual, problemet me stomakun apo me organe të tjera në atë zonë.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Të hiqni thonjtë me tipsa nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë se kaq
Harrojini shampot, zhdukni zbokthin në kushte shtëpie
Më e rrezikshme se kurrë, dëmet e mëdha e të qëndruarit ulur
Mësojeni njëherë e mirë, këto profesione rrezikojnë martesën
Përpiquni të mos qeshni, pozat e dështuara të këtyre modeleve bëhen hit (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media