Home Lifestyle
A mund të ndihmojnë në luftën kundër kancerit hurmat e Arabisë?
Hurmat e Arabisë mund të vrasin qelizat kancerogjene, sugjeron një studim i ri.

Pas kryerjes së një testi në laborator, rezultoi që hurmat e Arabisë mund t’i programonin qelizat kancerogjene të mushkërisë, gjirit dhe prostatës që të kryejnë vetëvrasje. Studimi është publikuar tek revista Food & Function.

Sipas shkencëtarëve nga “Royal Society of Chemistry”, hurmat e kuqe të Arabisë mendohet se nxisin vdekjen e qelizave kancerogjene duke shkaktuar “stres të brendshëm” tek tumoret.

Këto rezultate kishin të paktën testet e kryera në laborator, por nuk dihet nëse ky frut ndihmon për të parandaluar apo trajtuar sëmundjen edhe tek njerëzit.

Shkencëtarët mendojnë se ekstrakti i hurmave mund të përdoren në trajtimet e kancerit. Megjithatë ata shtojnë se duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të përcaktuar përse përbërësit e këtij fruti nxisin vdekjen e qelizave kancerogjene.

Hurmat e Arabisë përdoren në mjekësinë kineze për të trajtuar pagjumësinë, mungesën e oreksit dhe diarrenë, shkruan Shendeti +.

Këto fruta kanë në përmbajtje të lartë vitaminë C dhe antioksidues. Një racion me vetëm 3 hurma përmban 54 kalori dhe 12 gramë sheqer. Ato përmbajnë gjithashtu 18 nga 24 aminoacidet që ndihmojnë me formimin e proteinave në trup. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Vodhi 73.000 euro nga një veturë në autostradë, arrestohet autori
Bashkoni pëllëmbët dhe zbulojeni këtë detaj të vogël interesant
Djemtë çmenden fare për këto vajza
Kjo është videoja më e klikuar në historinë e Facebook-ut (VIDEO)
Pse duhet të fusni një monedhë në frigorifer kur ikni me pushime

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media