Home Lifestyle
Verbim e kancer, dëmet që shkakton shkakton ekspozimi i lartë në diell
I nxehti ka nisur tashmë, e përveç dëshirës për pushime dhe një ngjyrë të bronztë, na vë edhe përballë një sërë rreziqeve shëndetësore të cilat mund të evitohen në rast se tregohemi të kujdesshëm me oraret e ekspozimit nën rrezet e diellit.

Ekspozimi ynë në rrezet e diellit është mjaft i rëndësishëm për jetën tonë, pasi në prani të tyre vitamina D bën të mundur absorbimin e kalçiumit, një element i rëndësishëm për të pasur kocka të forta e të shëndetshme.

Por, për të arritur këtë nuk është e domosdoshme të qëndrohet pa kufij nën rrezet e diellit, gjë e cila mund të shkaktojë dëme të parikthyeshme.

Ekspozimi i pambrojtur ndaj rrezeve të diellit mund të shkaktojë dëmtime të lëkurës, dëmtime në sy, dobësim të sistemit imunitar (sistemi mbrojtës i organizmit), kancerin e lëkurës, etj.

Por, duke marrë masat e duhura mbrojtëse ne jemi në gjendje të minimizojmë efektet negative të rrezeve të diellit.

Cilat janë rrezet e dëmshme të diellit, si mund ti dallojmë?

Dielli rrezaton dritë në tokë, dhe një pjesë e asaj drite përbëhet prej rrezeve të padukshme ultravjollcë (UV). Kur këto rreze arrijnë në lëkurë, ato shkaktojnë ngrohje, djegie dhe dëmtime të tjera të lëkurës.

Rrezet e Diellit përmbajnë tre lloje të rrezeve ultravjollcë: UVA, UVB dhe UVC. Rrezet UVA shkaktojnë rrudhjen dhe plakjen e lëkurës, si edhe japin kontributin e tyre në kancerin e lëkurës si për shembull melanoma.

Rrezet UVA e kalojnë lehtësisht shtresën e ozonit (shtresa mbrojtëse e atmosferës përreth tokës) duke përbërë kështu llojin më të madh të rrezeve ultravjollcë, ndaj të cilave ne ekspozohemi më shumë. Nxirja nga dielli nuk e mbron lëkurën tonë nga dëmtimet e mëtejshme të rrezeve të diellit, nxirja krijon iluzionin e gabuar për mbrojtjen nga rrezatimi ultravjollcë.

Rrezet UVB janë gjithashtu të rrezikshme pasi shkaktojnë djegie të lëkurës, infeksione të syve, turbullime të pamjes, dobësim të sistemit imunitar, si dhe kontribuojnë në kancerin e lëkurës (melanomës, forma më e rrezikshme e kancerit të lëkurës).

Kjo e fundit mendohet të jetë e lidhur me djegiet e rënda të lëkurës që ndodhin para moshës njëzetë vjeç. Shumica e rrezeve UVB janë të absorbueshme (përthithshme) nga shtresa e ozonit, por edhe ato që e depërtojnë këtë shtresë dhe arrijnë në lëkurë mjaftojnë për të shkaktuar dëmet që përmendëm më sipër.

Rregulla të thjeshta

• Vishuni lehtë, me veshje pambuku, me rroba të gjëra, dhe ngjyra te hapura, si në

shtëpi edhe kur dilni nga shtëpia.

• Mbani në kokë kapele, çadër dhe syze kur dilni jashtë.

• Mbani shtëpinë sa më të freskët. Hapni dritaret herët në mëngjes dhe në mbrëmje

vonë. Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës.

• Temperaturat në shtëpi duhen mbajtur deri në 25-27 gradë dhe asnjëherë jo më shumë se 5-6° më pak se ambienti jashtë. Evitoni korrentet e mundshme .

• Freskohuni herë pas here me ujë të freskët, duke bërë dush, ose duke u lagur me

peceta për të ulur temperaturën e trupit, në krahë, qafë, ballë.

• Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme të paktën deri 2 litra në ditë.

• Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë.

• Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate, fruta.

• Gatuani dhe ruani ushqimet të sigurta.

• Evitoni aktivitete fizike të forta, sidomos në orët e nxehta të ditës,10:00- 16:00.

• Tregoni kujdes për fëmijët, të moshuarit, personat e sëmurë apo edhe të vetmuar. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 

© 2003 - 2018 Albeu Online Media