Home Lifestyle
Nëse vuani nga dembelizmi, ja mënyrat që ta largoni këtë ves të keq
Përgatitni një listë me gjërat që keni për t’i bërë
Ndonjëherë e gjejmë vetën të rrethuar me një grumbull pune që duhet të bëjmë.

Është shumë e vështirë për t’u përballuar me një situatë të tillë, prandaj edhe ndjehemi sikurse duhet t’i shmangemi punës.

Sidoqoftë, lista me gjërat që duhet t’i bëjmë na mundëson të caktojmë prioritete.

Kur të bëni një listë të tillë, sigurohuni që filloni me gjërat e thjeshta.

Hiqni qafe shpërqendrimet

Shpërqendrimet e tilla si televizori, radio, interneti etj., zakonisht janë burime të përtacisë, prandaj hiqni qafe çdo gjë të tillë që ju shpërqendron.

Të gjitha këto gjëra ju tërheqin në një mënyrë, mirëpo e bëjnë shumë të vështirë për ju që të punoni.

Mësojeni artin e bindjes së trurit

Duheni të mësoni artin se si ta bindni trurin, qoftë në mënyrën e frikës së mos përmbushjes së një detyre, apo ndonjë force motivuese për të përfunduar punën.

Duhet të gjeni mënyra se si të bindni trurin për të mposhtur përtacinë.

Shpërblejeni veten

Kurdo që menaxhoni të mposhtni përtacinë dhe të kompletoni me sukses një detyrë, shpërblejeni veten.

Kjo do t’ju motivoj herën tjetër kur ndjeheni përtac dhe do të ndjeheni mirë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
HOROSKOPI/ Ruhuni, kjo shenjë do ta nisë javën me një zhgënjim në dashuri
Nëse keni frikë se ju tradhton partneri, vini re këto detaje
Nëse doni një lëkurë të shëndetshme, bëni kujdes se çfarë hani
Mos e teproni, sa mjaltë duhet të hajë një fëmijë?
Mjaltë dhe limon, ekspertët këshillojnë kurat tradicionale për kollën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media