Home Lifestyle
Ta marrim vesh njëherë e mirë, a është lëkura e mollës e shëndetshme?
Molla është shumë e shëndetshme për organizmin e njeriut. Ajo lufton bakteret dhe ndihmon në përmirësimin e metabolizmit.

Po molla mesa duket është një ndër frutat më të helmuar me pesticide. Një mollë spërkatet edhe për 12 herë gjatë vitit deri në kohën e mbledhjes!

Më pas procesi i zhytjes së tyre në dyll është shumë i zakonshëm dhe kjo i bën që të duken me shkëlqim dhe i mbron nga prishja.

Sipas ekspertëve, këshillohet që më mirë është që të blini molla nga prodhimet organike të kontrolluara, por nëse nuk keni mundësi, më mirë është që ta largoni lëvoren gjatë konsumimit të tyre.

Nëse doni që t'i pastroni mirë frutat e freskët, fillimisht vendosni në ujë të ngrohtë, e pastaj më mirë është që të shërbeheni me metodat natyrale si që janë: vendosja e sodës bikarbon në ujë dhe uthull.

Përzieni 2/3 e ujit me 1/3 e uthullës dhe shtoni sodë bikarboni. Frutat le të qëndrojnë në këtë përzierje rreth 10 – 15 min dhe më pas pastroni me ujë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kripa apo sheqeri, cili është me i dëmshmi?
HOROSKOPI/ Luhatjet e humorit do ju sjellin telashe, mendohuni dy herë
Nuk e dinim, ka njerëz që kanë alergji edhe nga uji
Të papriturat që mund t’i ndodhin organizmit teksa jemi në gjumë
Kjo supë me hudhra dhe qepë forcon imunitetin

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media