Home Lifestyle
Kujdes, çfarë paralajmërojnë jargët gjatë gjumit
Jargët kryesisht janë pasojë e pështymës së tepërt, gjë që detyrimisht e shtyn personin në fjalë të gjejë një mënyrë për të nxjerrë jashtë pjesën e tepricës. Por a e dini se në rastet kur ky “fenomen” ndodh rregullisht dhe intensivisht mund të jetë shenjë e një sëmundjeje që gjendet në zhvillim e sipër?

Po kështu, të lëshuarit jargë sinjalizon se diçka nuk po shkon me trupin tuaj.

Kur flemë, muskujt e fytyrës si dhe reflekset e gëlltitjes bien në qetësi, ndaj teksa pështyma akumulohet në gojë, muskujt e relaksuar të fytyrës çojnë në hapjen e ngadaltë të gojës. Në këtë mënyrë, si pa kuptuar përfundojmë me një jastëk të njomë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, jargët e shumta ka raste që nënkuptojnë një bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, që mund të vijë si shkak i një infeksioni të sinusit apo mund të kemi të bëjmë me sëmundje neurologjike.

Gjithashtu jargët janë edhe pasojë e efekteve anësore të medikamenteve apo çrregullim i refleksit gastrointestinal, që sjell probleme serioze me ezofagun. Ky është rasti kur jargët shoqërohen edhe me vështirësi në gëlltitje.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Horoskopi 16 tetor 2019, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje
Horoskopi 16 tetor 2019
Kërkoni në dollapin e gjyshes, aty do të gjeni syzet më in të momentit
Shkenca e ka të qartë: Kjo është vajza më e bukur në botë (FOTO LAJM)
Kafe pa ngrënë? Gabimi i frikshëm që bëjnë shqiptarët

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media