Home Lifestyle
"Po! Jam ku*vë po ti?", gazetarja thyen tabutë
Gazetarja Erjona Rusi përmes një shkrimi të publikuar kohët e fundit ka ‘’goditur’’ pikërisht një nga tematikat që konsiderohen ende si tabu për shoqërinë shqiptare, atë të qenurit një femër e pavarur. Me fjalë të tjera ajo shprehet se “shoqëria jonë i trajton vajzat dhe gratë shqiptare si ku**va kur ato nuk ia varin një mashkulli që i gjuan ato dhe kur ia dalin të arrijnë diçka të vetme.”

Shkrimi i saj i plotë:

S’kam për ta harruar herën e parë që e dëgjova këtë fjalë nga aq afër, më tingëlloi pisët mu tek veshët e mi. Sa kisha filluar gjimnazin dhe ecja me Anën jashtë rrethimit të shkollës kur një djalë u afrua dhe e kapi fort për dore. “O rrushi, sa e mirë qenke mi! Ndalu i çik shpirti”. Ana ishte një kokë sipër meje, e hollë e me ca kaçurrela të gjata të zeza, një nga ato vajza që nuk mund të mos binte në sy. Po përtej bukuroshes, kishte një karakter që ia kisha zili, e mbase dhe arsyeja që rrija me të. Ia hoqi dorën me vrull, e nuk ia përtoi: “Ik ore më lër rehat” dhe ia shkelëm të frikësuara që të dyja shumë shpejt. Ai gjatoshi me një theks të çuditshëm, na qëlloi gjithashtu shpuzë: “Po ik mi ku..ë, se gjej sa t’dush si ti”. Ajo fjala s’më hiqej disa kohë nga truri, se nuk ia dija mirë kuptimin dhe duke parë Anën që thuajse u zverdh atë ditë, nuk e përmenda kurrë atë episod.

Ca vite më vonë, në fakultet, kur ia kisha mësuar disi kuptimin fjalës, them disi se njerëz të ndryshëm i japin kuptime të ndryshme, e dëgjova prapa, po aq afër. Vetëm se kësaj here nuk më tingëlloi pisët, por mu ngritën nervat. Anjeza ishte vajza më seksi e grupit, vishej gjithmonë me shumë shije dhe veshje të shtrenjta, ndonjëherë edhe pak të ekzagjeruar (në këndvështrimin tim) për në auditor por gjithë sesi i shkonin me atë qëndrimin e çuditshëm, gjoksin përpara e vithet pas.

Me thënë të drejtën, shumë e kishin zili për stilin dhe sensualitetin, por mbase edhe për pasurinë që ia mundësonte të vishej në atë mënyrë. Unë isha ulur disa herë në kafe me të dhe kisha kuptuar që brenda atij trupit seksi kishte dhe një mendje goxha interesante, me ato idetë e qarta që nuk i bëhej vonë se çfarë thonin të tjerët e që nuk kishte pse ti jepte llogari kujt për jetën apo stilin e saj. E kishim parë që kishte një të dashur që shpesh e merrte nga shkolla dhe ajo thoshte se kishin vite bashkë e ishin shumë mirë me njëri tjetrin.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Moda ndryshon shpesh, 6 truket që do t’ju shpëtojnë nga sikleti
Pse nuk duhen veshur kurrë këto shapka
Tre arsye përse partneri juaj nuk jua var në shtrat
10 arsye pse gratë kokëforta janë bashkëshorte shumë të mira (FOTO LAJM)
Këto imazhe tregojnë më së miri realitetin e sotëm (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media