Home Lifestyle
Zbulohet aksidentalisht kura kundër “qerosllëkut”
Një grup shkencëtarësh besojnë se kanë zbuluar gabimisht një kurë që zgjidh një herë e përgjithmonë problemin e rënies së flokëve.

Lajmi i mirë për të gjithë ata që janë shndërruar në qerosë pa dëshirën e tyre mbërrin nga Universiteti i Manchesterit në Angli.

Studiues të këtij universiteti ishin duke punuar në gjetjen e një ilaçi për trajtimin e osteoporozës, që shkakton dobësimin e kockave.

Shkencëtarët e kanë pagëzuar ilaçin me emrin WAY-316606. Ata thonë se gjatë testimeve vunë re që flokët e pacientëve rriteshin 33 për qind më shpejt dhe më të dendur se normalisht.

“Në vetëm 6 ditë u rritën me dy milimetra. Ne as që e kishim menduar një gjë të tillë dhe fakti që e zbuluam, do të thotë që një ditë mund të bëjë diferencën tek njerëzit që vuajnë nga rënia e flokëve”, thotë Nathan Hawkshaw, udhëheqës i studimit.

Aktualisht në treg janë të licencuara vetëm dy ilaçe që trajtojnë “qerosllëkun”, por që të dyja me efekte të moderuara sa i përket rritjes së flokëve dhe shpesh me efekte anësore të konsiderueshme.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Tre metoda natyrale si të ulni tensionin
14 fustanet me lule më të bukur për këtë vjeshtë (FOTO LAJM)
Instagram do të bllokojë përmbajtjet që promovojnë dieta, për përdoruesit nën 18 vjeç
Puna dhe dashuria, çfarë ka rezervuar fati për sot
Horoskopi 22 shtator 2019

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media