Home Lifestyle
Vetëm dy banane në ditë për t’i parandaluar këto sëmundje
Bananet janë fruta shumë të përhapur. Krahas shijes, ato kanë një numër të lartë të benefiteve për organizmin. Bananet renditen në 4 nga frutat më të shëndetshëm në botë. Mirëpo, çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse i konsumoni 2 banane në ditë? Food Prevent ka renditur disa nga benefitet:

Tensioni i gjakut- konsumimi i dy bananeve në ditë ndihmon në ruajtjen e parametrave normalë të tensionit të gjakut. Prania e kaliumit dhe e natriumit në këtë frutë ndikon, që të mbahet një shtypje normale e gjakut.

Rreziku nga kanceri- konsumimi i shumë frutave dhe perimeve ndikon në zvogëlimin e rrezikut të prekjes sidomos nga kanceri i zorrëve. Prania e vitaminës C në banane mundëson luftimit e radikaleve të lira, të cilat janë shkaktare të kancerit.

Shëndeti i zemrës- Konsumimi i vetëm dy bananeve në ditë mund të përmirësojë shëndetin dhe funksionimin e zemrës. Fibrat dhe vitaminat që këto fruta përmbajnë ndikojnë në këto veti të bananeve.

Shëndeti i zorrëve – Diarreja dhe shtrëngimi i zorrëve janë disa nga problemet më të shpeshta te njerëzit. Nëse konsumoni banane dhe balanconi dietën tuaj, ju do të përmirësoni këto probleme.

Energjia – Bananet janë shumë të mira sidomos për personat, të cilët ushtrojnë aktivitete fizike dhe kanë nevojë për energji.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Puna dhe dashuria, çfarë ka rezervuar fati për sot
Horoskopi 22 shtator 2019
Njëri qesh e tjetri qan, si i zë alkooli 12 shenjat e horoskopit
Humbisni 80 fije çdo ditë, 10 fakte të padëgjuara më parë për flokët
Horoskopi i të shtunës, shenjat që do të kenë shqetësime të mëdha

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media