Home Lifestyle
Uji i orizit, sekreti i grave japoneze për flokë të gjatë e të shëndetshëm
Do të ishte e mahnitshme nëse flokët mund të rritesh disa centimetra në vetëm disa ditë, por nuk ka asnjë produkt që do ta bëjë të mundur këtë gjë ! Madje as ujë me oriz, që thuhet se bën “mrekulli”.

Uji i orizit është përdorur ndër shekuj si një trajtim për rritjen e flokëve dhe ndonëse vjen me jo pak përfitime, nuk ka asnjë studim të mirëfilltë që të vërtetojë se uji i orizit mund të bëjë që flokët tuaj të rriten.

Ajo që vërtet përcakton se sa shpejt do të rriten flokët tuaj është gjenetika, por kjo nuk do të thotë se uji i orizit është plotësisht i padobishëm. Ky i fundit mund të sigurojë disa lëndë ushqyese thelbësore për shëndetin e flokëve e më poshtë do të shkruajmë gjithçka duhet të dini rreth përdorimit të ujit të orizit për rritjen e flokëve.

Sipas Medical News Today, praktika e përdorimi të ujit të orizit e ka origjinën nga Japonia dhe janë gratë japoneze ato që vazhdojnë t’i lajnë flokët me ujë orizi.

Ato kanë flokë shumë të gjatë që fillojnë të bëhen gri pas të 80-ave.

Por tani sekreti i ujit të orizit është botërisht i njohur. Një kërkim i shpejtë në YouTube do t’ju nxirrte përpara qindra video dhe receta bukurie me ujë oriz.

Ndonëse nuk ka prova se uji në të vërtetë i bën flokët tuaj të rriten, mund të ndihmojë në ndalimin e formimit të majave dyshe.

Nuk ka gjasa të bëjë asgjë në nivelin e folikulit, por ka aminoacide dhe vitamina (përfshirë sasi të vogla B, C, E) që janë të dobishëm në forcimin e boshtit të flokëve. Sa më i fortë të jetë boshti, aq më të gjatë mund të rriten flokët para se të digjen.

Uji i orizit mund të mbrojë flokët nga dëmtimet e shkaktuara nga stilimi me mjete të nxehta.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kjo stinë shton rrezikun, ushqimet që të mbrojnë nga gripi dhe e ftohura
Përse gratë jetojnë më gjatë se burrat? Ky studim zbulon arsyet
Kush ka ndërmend të përlotet, të hedhë një sy këtu (FOTO LAJM)
U shkrepën brenda pak sekondave, fotot e frikshme bëhen virale në rrjet
Zgjidh një shkretëtirë, për të zbuluar çdo gjë për veten

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media