Home Lifestyle
A i "hanë" lavatriçet çorapet? Mësojeni njëherë e mirë
Me siguri ju ka ndodhur që në lavatriçe të fusni dy çorape të njëjta e pas larjes ta nxirrni vetëm një? Ku shkojnë ato çorape që zhduken në mënyrë misterioze?

Në aspektin mekanik është e mundur që rrobalarësja ta “hajë” një çorape. Është pra e mundur që çorapet të dalin nga tupan dhe të mbeten në zona të cilat nuk mund të shihen nga përdoruesi.

Por ekziston edhe një gjë tjetër dhe nuk ka të bëjë me aspektin mekanik. Problemi qëndron në perceptimin tuaj.

Sipas psikologut Simon Moore dhe ekspertit të statistikës Geoff Ellis, të cilët e kanë vlerësuar dukurinë e çorapeve që zhduken, britanikët humbin 1.3 çorape në muaj, ose 15 në vit.

Bëhet fjalë për 84 miliona çorape të zhdukura për çdo muaj, tepër pra që të zhduken nga lavatriçet. Pra, ku shkojnë ato?

Moore ka intervistuar 24 njerëz personalisht dhe 2000 të tjerë përmes internetit. Ai thotë se zhdukja e çorapeve është rezultat i çrregullimit kognitiv.

“Këto janë gjëra që të japin iluzionin se je duke bërë diçka kur në fakt nuk je duke e bërë. Kemi gjetur lidhje mes zhdukjes së çorapeve dhe madhësisë së familjes. Sa më shumë njerëz në një shtëpi aq më shumë ka shpërndarje të përgjegjësive.

Ai që është përgjegjës për mbushje të lavatriçes pret që dikush tjetër ta zbrazë atë. Nëse e vërejnë se mungon një çorape, ata supozojnë se ndonjë anëtar tjetër i familjes do ta gjejë atë”, ka thënë ai.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Doni të dini ku është prodhuar celulari juaj? Është shumë e thjeshtë
Horoskopi 22 tetor 2019, çfarë kanë rezervuar yjet për sot
Këtë të dielë akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta prapa
Pajisjet që shpenzojnë më shumë energji në shtëpinë tuaj
Këto janë çizmet perfekte për këtë vjeshtë (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media