Home Lifestyle
Jo më me mbjellje, shkencëtarët kanë zgjidhjen për rënien e flokëve
Në ditët e sotme, njerëzit janë bërë më të vetëdijshëm përsa i përket rëndësisë së pamjes së jashtme. Dhe një nga problemet kryesore që zor se po gjen zgjidhje, është humbja e parakohshme e flokëve.

Sipas “The Guardian”, 50% e meshkujve preken në një moshë relativisht të re nga ky problem ndërkohë që femrat rreth 40%. Por shkenca akoma nuk e sheh si një ngërc shumë të rëndësishëm humbjen e flokëve ndaj edhe fondet për kërkime në këtë fushë, lënë për të dëshiruar.

Por teksa vërtet nga ana fizike humbja e flokëve nuk është një problem real, psikologjia thotë të kundërtën.

Ankthi, stresi, depresioni dhe shumë sëmundje të tjera të rrezikshme mendore mund të shkaktohen vetëm nga humbja e flokëve tek një person.

Pikërisht për këtë, në Japoni dhe Korenë e Jugut ka nisur përdorimi i një tjetër metode, e financuar kryesisht nga kompani private. Në vend që marrin flokë nga dhurues dhe t’i mbjellin, ata kanë bërë të mundur përdorimin e qelizave burimore të marra në sasi të vogla tek personi, nëpërmjet të cilave mund të mbushen folikulat dhe të bëhen sërish efektive.

Edhe pse metoda është akoma në fazë eksperimentale, ka marrë shumë mbështetje të madhe dhe shumë shpejt mund të jetë forma më praktike për të pasur sërish flokë pa shumë vuajtje.

“Në shpresojmë që përdorimi i qelizave burimore do të jetë një mundësi më e mirë për pacientët, sidomos ata të cilët nuk kanë qime të mjaftueshme as për transplantim të flokëve,” thotë Fukuda, një profesor në Universitetin Yokohoma.

Prandaj qetësohuni, një zgjidhje e re po vjen. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kjo stinë shton rrezikun, ushqimet që të mbrojnë nga gripi dhe e ftohura
Përse gratë jetojnë më gjatë se burrat? Ky studim zbulon arsyet
Kush ka ndërmend të përlotet, të hedhë një sy këtu (FOTO LAJM)
U shkrepën brenda pak sekondave, fotot e frikshme bëhen virale në rrjet
Zgjidh një shkretëtirë, për të zbuluar çdo gjë për veten

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media