Home Lifestyle
Sipas rezultatit përfundimtar të studimit, a shkaktojnë kancer cigaret elektronike?
Studimi i botuar në Proceedings of National Academy of Sciences (PNAS), në lidhje me kancerin në mushkëri dhe fshikëz për shkak të cigareve elektronike, ka zbuluar rezultatin përfundmitar.

Për këtë studim, 40 minj u ekspozuan për 54 javë në tymin e cigareve elektronike me nikotinë dhe 20 minj u ekspozuan në tymin pa nikotinë për 4 vite.

Nëntë nga 40 minjtë (22.5%) që thithën nikotinë zhvilluan adenokarcinoma të mushkërive, dhe 23 minj (57.5%) zhvilluan qeliza para-kanceroze në fshikëzat e tyre.

Asnjëri prej minjve të ekspozuar ndaj duhanit pa nikotinë nuk zhvilloi kancer.

Sipas studiuesit kryesor, Moon-Shong Tang, nuk është e parashikueshme që nëse pini cigare me nikotinë do të shfaqen të gjitha llojet e kancerit. Mirëpo, nëse cigarja do të konsumohet për një kohë të gjatë, kanceri do të shfaqet me siguri.

Doktor Tang pranoi se ekzistojnë kufizime në studim – minjtë iu ekspozuan tymit jashtë trupit të tyre në vend që ta thithin atë ashtu si njerëzit. Gjithashtu, rezultatet në minj nuk mund të krahasohen drejtpërdrejt me rezultatet tek njerëzit.

Sidoqoftë, ai pranoi se duhen më shumë hulumtime, pasi statistikat ishin shumë domethënëse dhe tregojnë se cigaret elektronike nuk janë të sigurta për njerëzit.

Do të duhen të paktën 10 vjet të tjera para se të kuptojmë plotësisht efektet e tymosjes.

“Duhen dy dekada ose më shumë që një duhanpirës gjatë jetës të zhvillojë kancer në mushkëri. Nëse karcinogjeneza e mushkërive e shkaktuar nga pirja e duhanit është një model për kancerogjenitetin e cigareve elektronike, atëherë do të duhet të paktën një dekadë tjetër që të shfaqet kanceri i mushkërive njerëzore të lidhura me cigaret elektronike.”- u shpreh studiuesi kryesor.

Studiuesit planifikojnë të zgjerojnë studimin duke përfshirë më shumë minj, duke ndryshuar kohën e ekspozimit dhe duke hetuar ndryshimet gjenetike të shkaktuara nga tymi i cigareve elektronike.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kjo stinë shton rrezikun, ushqimet që të mbrojnë nga gripi dhe e ftohura
Përse gratë jetojnë më gjatë se burrat? Ky studim zbulon arsyet
Kush ka ndërmend të përlotet, të hedhë një sy këtu (FOTO LAJM)
U shkrepën brenda pak sekondave, fotot e frikshme bëhen virale në rrjet
Zgjidh një shkretëtirë, për të zbuluar çdo gjë për veten

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media