Home Lifestyle
Zgjidh një shkretëtirë, për të zbuluar çdo gjë për veten
Shkretëtira mund të thotë shumë për ty…megjithëse në thelb janë të njëjta, imazhet ndryshojnë nga njëra tjetra. Pikërisht detajet e vogla që të bëjnë të zgjedhësh një foto dhe jo një tjetër, të diferencojnë nga të tjerët…Zbulo veten…

Shkretëtira 1
Rezulton të kesh një personalitet të vendosur; je njeriu tipik që sapo merr një vendim reagon menjëherë, pa i zvarritur gjërat. Je social dhe nuk heq dot dorë nga bota.

Shkretëtira 2
Je njeri i rezveruar megjithatë edhe ti je i vendosur. Nuk pëlqen t’i ndash të gjitha mendimet e tua me të tjerët edhe pse je pak i ndrojtur. Kur je me të tjerët nuk do të biesh në sy duke rrezikuar të interpretohesh si njeri pak social.

Shkretëtira 3
Forca jote e vërtetë është qetësia…I çon përpara programet e planet e tua qoftë në jetën private qoftë në atë profesionale. Vështirësitë nuk të ulin rritmin, përkundrazi, të nxisin të bëhesh edhe më e guximshme.

Shkretëtira 4
Ti nuk përdor asnjë maskë, je njeri autentik. Arrin të jesh vetvetja në çdo situatë, qoftë të mirë a të keqe. Spontaniteti në raportet e tua është tipari më karakteristik që të dallon nga të tjerët.

Shkretëtira 5
Je njeri energjik, krenar dhe i guximshëm. Janë të pakët njerëzit që mund të të trembin. Di ta përballosh jetën me durim por edhe me përpjekje të vazhdueshme.

Shkretëtira 6
Bëhet fjalë për një njeri shumë të ndjeshëm. Të gjithë të duan e të kërkojnë; miqtë nuk mund të bëjnë pa ty dhe këshillat e tua të çmuara. Je i gatshëm të ndihmosh tjetrin në çdo rrethanë e me çdo kusht, duke harruar edhe veten tënde.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Po afrohen festat, 6 veshje perfekte për darkën e fundvitit
Dimri po afron dhe keni probleme me lëkurën, 5 mënyra si mund të mbroheni nga ngricat
6 arsye pse një grua është kërcënuese ndaj të tjerave
Një nga këto pulovra duhet ta shtoni me patjetër në garderobën tuaj (FOTO LAJM)
6 arsye përse kripa rozë duhet të zëvendësojë atë të bardhë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media