Home Lifestyle
Lëvizja e këtyre dy planetëve përcakton fatin e dashurisë deri në gusht të 2020
Fillimi i muajit nëntor përkoi me lëvizjen e dy planetëve shumë të rëndësishëm. Marsi u vendos në shenjën e Peshores dhe Plutoni në shenjën e Bricjapit. Këto dy shenja do të joshen nga ideja për të kontrolluar çdo gjë ose të kenë fuqi mbi çdo njeri që i rrethon. Por në astrologji, vendosja e dy planetëve në një kënd prej 90 gradësh (si në rastin konkret) krijon situata stresuese! Marrëdhëniet e këtyre dy shenjave do të arrijnë një pikë konflikti ku palët do të përballen me pasojat e sjelljeve të tyre.

E vetmja gjë që mund të bëjnë është të veprojnë dhe të ndryshojnë, paçka se ky hap mund të jetë i vështirë. Marsi është planeti i veprimit, ambicies dhe pasionit, por në Peshore, ky planet është pak larg elementit të tij. Kësisoj të 12-ta shenjat e horoskopit do të ndihen më të ekuilibruara gjatë vitit të ri, por edhe më të drejtpërdrejtë. Pra, pavarësisht nëse ka të bëjë me marrëdhëniet familjare apo shoqërore, ekziston mundësia që ne t’i thellojmë këto lidhje falë sinqeritetit tonë, ose t’i krisim sepse do të themi disa të vërteta të hidhura.

Ndonjëherë besojmë se dobësi do të thotë të humbasësh kontrollin, ose fuqinë në një marrëdhënie, por gjërat janë më komplikuara se kaq. Marsi dhe Plutoni së bashku do të na detyrojmë të tregohemi të hapur rreth asaj që ndjejmë, por gjithashtu të ndihemi të frikësuar se po humbasim kontrollin e fuqisë së perceptuar që kemi mbi një tjetër.

Është e rëndësishme të mbani mend se një marrëdhënie e shëndetshme, nuk është ndërtuar mbi kontrollin e fuqinë që ka një individ mbi tjetrin, por ka të bëjë me respektin , ndarjen e detyrimeve e ëndrrave dhe të qenët i vërtetë. Në 2020 do të mbijetojnë marrëdhëniet e vërteta e me të ndërtuara mbi themelet si besim, sinqeritet dhe reciprocitet . Mund të ndjeni se partneri po tregohet i ‘ashpër’ , por në të vërtetë shiheni këtë si një periudhë reflektimi, ku kritikat do të vlejnë më shumë sesa fjalët e sheqerosura.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Alarmi nga Ebola, frikë se mund të përhapet në të gjithë botën
Sëmundja që nuk njeh moshë
Si të vishemi për një intervistë pune?
Largoni stresin e ditës dhe flini të qetë përmes këtij çaj magjik
10 gjërat që nuk i vlerësojmë derisa jeta të na i përplas në fytyrë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media