Home Lifestyle
Harrojeni ujin e ngrohtë me limon çdo mëngjes, kjo është pija me vetitë më kuruese
Shafran i Indisë vjen nga rrënja e bimës kurkuma dhe përdoret gjerësisht në kuzhinën orientale. Por erëza aromatike që është e njohur edhe për vetitë e saj të forta anti-inflamatore dhe antioksiduese, përdoret dhe për probleme të ndryshme shëndetësore. Sekreti i vetive shëruese të shafranit qëndron në përbërësin e tij kryesor - kurkumin.që bën mrekulli në trup!

Shafran i Indisë është ndoshta një nga erëzat më të dobishme, e kësisoj uji me shafran Indie është një nga pijet më medicinale që mund të konsumoni. Për ta përgatitur, thjesht shtoni pak shafran Indie në ujë të ngrohtë dhe trazojeni mirë. Erëza do të bjerë në fund, kështu që përziejeni shpesh ndërsa e pini për të përfituar maksimalisht.

Pirja e ujit me shafran Indie çdo mëngjes do t'ju ofrojë këto tetë përfitime të mahnitshme shëndetësore:

1. Lehtëson artritin

Një studim i botuar në Oncogene Journal zbuloi që shafrani i Indisë është më efektiv sesa ilaçet e zakonshme anti-inflamatore, përfshirë aspirinën, ibuprofen, , Naproxen, etj të cilat shpesh përdoren për trajtoni ënjtjen dhe dhimbjen në artikulacionet e trupit për shkak të artritit.

2. Përmirëson tretjen

Shafran i Indisë mund të përdoret për të trajtuar e një sërë problemesh të aparatit tretëse, përfshirë inflamacionin e traktit, reduktimin e gazrave dhe fryrjen e barkut.

3. Mbron mëlçinë

Studime të shumta klinike kanë dalë në përfundimin se shafran i Indisë mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit të mëlçisë duke rritur aftësinë e tij çhelmuese. Gjithashtu është provuar se ndihmon në uljen e dëmtimit nga radikalet e lira, duke mbrojtur qelizat dhe indet.

4. Shëndeti mendor

Studiuesit kanë zbuluar se kurkuma luan një rol kyç në përmirësimin e sëmundjes së Parkinsonit, sëmundjes së Alzheimerit dhe madje edhe dëmtimeve nga goditjet në tru. Karakteristikat e tij antioksiduese dhe anti-inflamatore mund të funksionojnë në promovimin e shëndetit të trurit, uljen e stresit oksidues dhe vdekjes së qelizave para kohe.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Alarmi nga Ebola, frikë se mund të përhapet në të gjithë botën
Sëmundja që nuk njeh moshë
Si të vishemi për një intervistë pune?
Largoni stresin e ditës dhe flini të qetë përmes këtij çaj magjik
10 gjërat që nuk i vlerësojmë derisa jeta të na i përplas në fytyrë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media