Home Lifestyle
Si të bëheni të pasur me pak veprime
1. Universiteti: ndiqni rrugën tuaj, por shihni tregun
Nuk ka dyshim se të qenët të diplomuar ju ndihmon shumë. Sepse avantazhet në krahasim me ata që nuk kanë kryer studimet, janë tepër të mëdha.

Por nga ana tjetër, edhe fakultetet bëjnë diferencë mes tyre. Në linjë të përgjithshme, këshilla është ajo që të ndiqni interesat tuaja, por duke i hedhur gjithmonë një sy tregut të punës.

2. Mos qëndroni pa u specializuar
Një arsyetim analog bëhet për masterat, specializimet dhe kurset e pasdiplomimit. Në këtë mënyrë, ju do të plotësoheni në studime. Mundësitë e zgjedhjes tashmë janë të shumta. Por e mira është që t’i besoni trendit të momentit dhe specializimin ta bënit jashtë vendit.

3. Jashtë shtetit pa humbur shumë kohë
Nuk është e thënë që të ndiqni me patjetër Harvardin apo Kembrixhin, por një universitet edhe të rangut të dytë, i cili do t’ju diferencojë me patjetër nga ata të cilët specializohen në vendin e tyre. Një lëvizje e tillë, do të thotë cilësi dhe një punë e garantuar, që në momentin kur do të përfundoni këto studime.

4. Ndryshoni shpesh kompani apo agjenci …
Ju duhet të mësoheni me idenë që të lëvizni shumë shpesh nga një vend pune në një tjetër, sepse kjo do t’ju garantonte një informacion më të mirë për funksionimin e tyre. Do të arrini të keni eksperienca të ndryshme dhe të bëni më shumë karrierë, duke mos iu tutur rreziqeve që do t’ju dalin përpara.

5. …ose krijoni një tuajën
Ky është një rrezik i mrekullueshëm, nëse dëshironi që të mos keni asnjë vartës mbi kokë, të jeni të suksesshëm dhe të fitoni shumë para. Me kalimin e viteve, pasuria juaj vetëm do të shtohet nëse do të dini të jeni të rregullt me shtetin dhe punonjësit.
Këshilla jete

6. Kurseni pak, por vazhdimisht
Pothuajse një e katërta e pasurisë arrihet nga investimet e “varfra”. Për këtë, duhet të keni parasysh disiplinën, durimin dhe racionalitetin.

7. Shkoni atje ku askush nga kolegët tuaj nuk shkon
Për të arritur gjëra të mëdha, është e nevojshme që të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël, ashtu siç thotë Steve Jobs. Ndërsa ekspertët thonë se një “rrotullim” 360 gradë mund të kthehet në një gjë shumë të “shëndetshme”, si nga pikëpamja e karrierës, ashtu edhe nga mundësi të tjera.

8. Martohuni të rinj dhe përpiquni që të mos divorcoheni
Jeta private dhe akumulimi i pasurisë janë të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën, ashtu siç e tregojnë shumë mirë edhe shifrat. Ndryshe nga sa mendohet, të superpasurit janë më shumë se besnikë: rreth 78 për qind e meshkujve të cilët dalin te “Forbes”, rezultojnë të martuar për gjatë gjithë jetës vetëm me një grua. Ndaj, kush martohet i ri është më i prirur që të mendojë dhe punojë më shumë për familjen e re.

9. Bëni fëmijë, por pa e ekzagjeruar
Pasja e një fëmije do të thotë më shumë dalje lekësh, por në të njëjtën kohë do të thotë edhe një mirëmenaxhim të tyre, një orientim më i mirë i investimeve familjare.

10. Blijeni shpejt shtëpinë ose mos e blini kurrë
Nëse do të blini një shtëpi në kohën që jeni të rinj, mund të jetë një investim i parë. Në këtë mënyrë, ju do të keni kohë që të merreni me investime dhe arritje të tjera të frytshme për të ardhmen tuaj. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Rrudha të vogla rreth syve? Produktet shtëpiake që mund të bëjnë "magji"
Këshilla me vlerë që do t'ju shpëtojnë nga gripi
Gjera të cilat mund t'i shihni më mirë nëse picëroni sytë (FOTO LAJM)
Si e harxhon kohën kot secila prej shenjave të horoskopit
Kush vuan nga depresioni, mos t'a ndajë këtë erëz nga tavolina

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media