Home Lifestyle
Prezantuesja e njohur parkon "Mercedes-in", në vend parkimin për personat e aftësi të kufizuara (FOTO LAJM)
Prezantuesja televizive Holly Willoughby u detyrua të parkojë xhipin e saj tip “Mercedes”, në një vend parkimi dedikuar personave me aftësi të kufizuara.

Dita e 38-vjeçares në Londër u ndërlikua, pasi makina pësoi një problem.

Makina e saj, që kushton plot 100,000 paund, në vend parikimin e dedikuar për personat me aftësi të kufizuara, ishte duke pritur teknikët.

Holly Willoughby shihej e veshur me elegancë, me një pallto të zezë me vija të bardha, shoqëruar me pantallona të zeza dhe një bluzë të zezë. Ndërsa në sy mbante një palë syze dielli të zeza në veshjen e saj.

Pamja e Holly zbuloi se ne do ta shohim shumë më tepër atë dhe Phillip Schofield në ekranet britanike.

Nga 6 janari i vitit 2020, çdo mëngjes Holly dhe Phillip Schofield do të kenë emisionin e tyre dhe do të zgjasë 30 minuta çdo ditë .

Lajmin e ka konfirmuar edhe Emma Gormley, Drejtori Menaxhues ITV Dita, e cila tha: “Ne nuk mund të presim për t'i sjellë audiencës sonë bollëk, por i premtojmë personalitete të mëdha, surpriza, ngrohtësi, humor dhe një programacion të pasur dhe më të mirë për vitin 2020."

Ndërsa Kevin Lygo, Drejtor i Televizionit ITV, tha: “Programi ynë i ri paraqet mundësinë për të angazhuar audiencën gjatë pjesës së parë të çdo dite, me disa nga shfaqjet më të njohura në televizion, në një mënyrë që asnjë kanal tjetër nuk e bën."
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kujdes! Bërja e një tatuazhit është rrezik shëndetësor
Nëse hani shumë mandarina mund të përfundoni te mjeku!
Shoqe të ngushta në fëmijëri, azili i bashkon sërish pas shumë vitesh
Kujdes me mandarinat! Nëse hani shumë mund të përfundoni te mjeku
Flet nutricionistja: Ushqimet që duhet të hani për të kaluar traumën e tërmetit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media