Home Lifestyle
Mjeku: Jo të gjitha rastet që preken nga meningjiti janë fatale
Polici i Rrugores, Mariglen Mestani u nda nga jeta disa ditë më parë si pasojë e miningjitit. Emisioni “Rudina” në Tv Klan ka trajtuar sot një shqetësim që është përhapur këto ditë në vend.

Në një lidhje telefonike në studio, mjeku infeksionist Genti Stroni u shpreh: “Kjo është një sëmundje, pezmatim ose infeksion i cipave të trurit.

Kjo lloj sëmundje mund të vijë nga shkaktarë të ndryshëm. Të tilla raste ne kemi patur në çdo vit, pavarësisht se këtë vit si pasojë e medias është bërë disi më i ditur si fenomen dhe praktikisht ka deri-diku një efekt negativ në njohurinë për të”.

Sipas mjekut infeksionist, jo të gjitha rastet që preken nga meningjiti janë fatale.

“Nuk është përherë fatale, sigurisht që jo. Dhe madje të shumta janë jetët që shpëtohen edhe me këtë sëmundje.

Dhe nuk mund të themi kurrë që të vemë një barazim midis kësaj sëmundjeje dhe humbjes së jetës, jo.

Janë të shumta jetët që shpëtohen mbas kalimit të një meningjiti”.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Këngët që duhet të dëgjosh që të mbledhësh veten nga ndarja
Kokë mushkë e zemër butë, njihuni me 3 shenjat e horoskopit
Horoskopi 19 janar 2020, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje
Të gjithë gabojnë, por në këtë orë nuk duhet të pini kafe
Dy gjëra që duhet t’i dini për njerëzit që përdorin fotoshopin

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media