Home Lifestyle
Nga fokusimi te lojërat, si ndahen gjërat në trurin tonë
Koha e të fokusuarit

Kjo kohë aktivizohet kur jemi duke dëgjuar ndokënd, kur duam të kuptojmë diçka, kur dëshirojmë të mësojmë, apo të informohemi për diçka.

Koha e lojës

Ne e lejojmë veten shpeshherë të tregohemi të çlirët, spontanë, të sinqertë dhe të shijojmë ekperienca të bukura, pa e vrarë shumë trurin.

Koha e relacioneve

Kjo kohë ka të bëjë me analizimin e marrëdhënieve që ka çdonjeri prej nesh me kolegë, miq apo familjarë. Pra, thënë ndryshe kjo kohë është një ng ato që ka të bëjë me perceptimin ndaj tjetrit, qoftë ky një I njohur prej vitesh apo qoftë edhe një marrdhënie që sapo ka nisur.

Koha e aktiviteteve

Është koha kur ju jeni në palestrë, aktivizoni muskujt me ushtrime fizike dhe është një kohë shumë e rëndësishme për trurin dhe mendjen tonë, pasi aktivitetet sportive e bëjnë trurin të funksionojë më shpejt.

Koha e vetes

Kjo është koha më e rëndësishme për të ardhmen dhe për atë që do të jeni një minutë, një orë, apo shumë vite më vonë, pasi mendja ka nevojë që kjo kohë të jetë mjaft efektive dhe positive, duke qenë se ka të bëjë me veten, me perceptimet, me ndjesitë dhe emocionet tuaja. E nëse ndiheni mirë me vete… Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Koha e pushimit

Është koha kur e lë mendje të ikë. Shpeshherë ndihemi pa fokus, pa qëllime në vetvete, por ky është një funksion i rëndësishëm i mendjes suaj pasi, pas një pushimi të shkurtër ka gjithnjë më shumë energji.

Koha e gjumit

Aspak e parëndësishme, edhe pse duket sikur është lënë në fund për t’u analizuar. Koha e gjumit për trurin është shumë e rëndësishme. Fundja gjithçka vjen nga mendja.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
4 situata që ulin mundësinë e një gruaje për të ngjizur një shtatzëni
Nuk ka lidhje me cilësinë, pse disa vezë janë të verdha dhe disa të bardha
Nga pasarela në spital, modelet që janë rrëzuar në sfilatë (FOTO LAJM)
Dhjami i barkut varet nga bakteret e zorrës së trashë, çfarë rëndësie kanë në trup
Fotot historike që tregojnë se sa joshëse ka qenë moda e të shkuarës (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media