Home Lifestyle
Taktika të thjeshta dhe natyrale për tu dukur më të rinj
Largoni shenjat e para të plakjes duke përfshirë në rutinën tuaj këto hapa të lehtë.

Zakonisht përkujdesi për lëkurën zë një pjesë të rëndësishme të ditës së gjithësecilit.

Rrudhat, njollat, shenjat, aknet janë probleme të përditshme që të gjithë nga ne janë përballur në një moment të caktuar.

AgroWeb.org ju tregon pesë metoda të cilat do të përmirësojnë shëndetin e lëkurës suaj dhe do t’ju bëj të dukeni më të rinj.

Hani perime dhe fruta të pagatuara dhe të freskëta
Është thënë që duhet të konsumojmë rreth tetë gota me ujë në dita, por disa të dhëna kanë treguar që ju mund të zëvendësoni njërën prej tyre duke konsumuar fruta apo perime.

Vitaminat që përftohen direkt nga konsumimi i frutave apo perimeve të ndryshme arrin të depërtojnë më lehtë ujin në qelizat e lëkurës suaj.

Kështu ju jeni të hidratuar dhe me lëkurë rrëzëllitëse.

Flini gjumë mirë
Nëse nuk flini orët e mjaftueshme të gjumit, shenjat e para shfaqen pikërisht në fytyrë.

Prandaj sigurohuni që të bëheni gati për të fjetur në një orë të arsyeshme dhe të zgjoheni të çlodhur.

Kjo nuk është vetëm për të mirën e lëkurës suaj, por për të gjithë organizmin.

Përgatituni dhe mbrohuni

Të vendosësh krem mbrojtës çdo ditë është një gjë kaq e lehtë, por që shpesh anashkalohet. Nëse e kapni veten që harroni të lyeni me krem mbrojtës, vendosni një kujtesë në celularin tuaj.

Dielli me rrezet e tij janë një nga shkaktarët më të dëmshëm të sëmundjeve të lëkurës.

Mos harroni të pastroni fytyrën nga qelizat e vdekura
Njësoj si pjesë të tjera të trupit, edhe fytyra juaj ka nevojë që të pastrohet nga qelizat e vdekura.

Ju mund ta bëni këtë shumë thjeshtë duke përzierë sheqer me vaj ulliri pë të përgatitur diçka natyrale.

Kryejeni këtë hap dy herë në javë për rezultate sa më të mira.

Kënaquni me lëkurën e shëndetshme
Një rutinë e thjeshtë ushqyese për lëkurën është hapi kyç që të dukeni sa më të rinj. Një lëkurë e trajtuar gjithmonë do të duket e shëndetshme dhe me shkëlqim e gjithe jetë.

Prandaj sigurohuni që të përdorni produktet e sakta për llojin e lëkurës që ju keni.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Në kohë pandemie, si të pastroni ushqimet dhe të qëndroni të sigurt
Burrat apo gratë, cilët vuajnë më shumë nga mbipesha dhe diabeti në Shqipëri?
Sfida virale në rrjet: Vishni një jastëk në karantinë (FOTO LAJM)
Nëse do të prisni flokët vetë në shtëpi, parukieri i Meghan Markle ka disa këshilla
Një mëngjes i shëndetshëm sipas dietologëve

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media