Home Lifestyle
Virologu australian: Lani me sapun frutat e perimet siç lani dhe duart
Një virolog nga Sidnej ka thënë se “çdo sipërfaqe përbën rrezik të madh” kur vjen puna te COVID-19 dhe çdo njeri duhet të lajë me kujdes frutat dhe perimet që blen.

Profesori i Universitetit të Sidnejt, Timothy Neësome, i specializuar për infeksione dhe në virologji tha për “Daily Mail” se duke qenë se COVID-19 mund të jetojë në shumicën e sipërfaqeve, njerëzit duhet të bëjnë kujdes me frutat dhe perimet. Kjo për vetë faktin se ato preken nga shumica e njerëzve me dorë dhe lihen sërish në vend.

“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që të lajmë ato që blejmë me sapun sapo t’i sjellim në shtëpi. Nuk duhet të mendojmë se nxehtësia e gatimit do ta vrasë virusin. Duhet t’i lajmë me ujë të nxehtë dhe me sapun, njësoj siç bëjmë me duart”,-ka thënë Newsome.

“Nuk mund të testojmë çdo avokado për koronavirus dhe prekja e frutave e perimeve nga njerëzit përbën një rrezik të madhe”- vazhdon më tej virologu.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Horoskopi i të hënës, shenjat që do kenë lajme pozitive
Po nxirrni çdo gjë në rrjetet sociale, këto foto mos bëni gabim t' i publikoni
Orë të gjata në dush për të ''mbytur'' virusin, si qëndron e vërteta (FOTO LAJM)
Kthehet ora verore, një orë gjumë më pak
Horoskopi 29 mars, çfarë ka rezervuar fati për sot

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media