Home Lifestyle
Vetitë kuruese të çajit me bishtat e qershive, sëmundjet që sheron
Qershia, fruti i qershorit dhe i verës e pasur me shumë vlera ushqyese duke nisur që nga bishtat e deri te lëkura. Ky frut i kuq përmban vitamina të shumta, është e pasur në fibra, flavanoide e antiksidante që mbrojnë trupin nga radikalet e lira.

Ndonëse në të shumtën e rasteve, prej qershive hamë vetëm tulin e lëngshëm e të shijshëm nuk do të thotë që bishtat duhet t’i hedhim në koshin e mbeturinave.

Nëse më parë ju kemi thënë që kivi mund të hahet me lëkurë, lëkura e bananes mund të përdoret për bukurinë e lëkurës, sot do të ndajëme me ju çajin që përgatitet me bishtat e qershive që kuron sëmundjet e traktit urinar e jo vetëm.

Bishtat e qershisë kanë veti diuretike dhe çaji i përgatitur nga kët të fundit parandalon krijimin e gurëve apo kristaleve në veshka.

Ajo që duhet të bëni është vetëm të ruani bishtat e qershive dhe t’i vloni në një tenxhere ku keni hedhur një gotë ujë . Këtë çaj mund ta pini edhe të ftohtë 2 3 herë gjatë ditës për aq kohë sa të ndiheni më mirë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Disa këshilla se si të mos e ndieni vapën gjatë natës
Nga dashuria te puna, si do të jetë kjo javë për 12 shenjat e horoskopit
11 shenja që ju ndihmojnë të njihni shpirtin tuaj binjak
Rrezikoni seriozisht, çfarë ndodh me trupin tuaj nëse jeni adhurues i të kripurave
Të rinjtë që flejnë vonë, kanë tre herë më shumë gjasa të vuajnë nga astma

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media