Home Lifestyle
Pa shpenzuar para! Si të zbusni natyralisht thembrat e çara
Për të gjithë ju që keni thembra të çara, shpesh me dhimbje dhe burim infeksionesh, Shije ju tregon si ti kuroni ato në mënyrë natyrale. Nëse keni lëkurë të thatë, thembrat janë vendi më i zakonshëm ku lëkura çahet.

Këmbët e plasaritura duken veçanërisht kur elasticiteti i lëkurës fillon të zvogëlohet. Gjithashtu mund të jetë edhe si rrjedhojë e ecjes apo qëndrimit për një kohë të gjatë, përdorimi i këpucëve të hapura.

Disa metoda për ti kuruar ato natyralisht:

Pastrimi me limon

Limoni mund të shërbejë për të hequr lëkurën e vdekur që është e pranishme në thembra. Për ta bërë këtë ilaç nevojitet vetëm 3 lugë lëng limoni dhe një gjysmë gotë sheqer ngjyrë kafe të trashë. Kombinojini të dyja dhe më pas aplikojini në thembra. Në momentin e aplikimit, masazhojini thembrat në lëvizje rrethore.

Vaj kokosi

Ai bëhet një opsion ideal kur bëhet fjalë për lehtësimin e lëkurës së plasaritur duke eliminuar edhe qelizat e vdekura. Lani këmbët dhe i lyeni më vaj kokosi. Vishni çorapet dhe shkoni në shtrat.

Avokado dhe banane

Një maskë me avokado dhe banane është maska më e mirë natyrale kundër thembrave të plasaritura. Për të përgatitur këtë maskë ju duhet vetëm të shtypni një banane me madhësi të vogël dhe gjysmë avokado, derisa të merrni një lloj kremi. I përzieni mirë dhe më pas aplikojeni tek thembrat tuaja.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Mos ia bëni asnjëherë një personi tjetër këto pyetje
Çfarë po prisni? Mësoni pse të gjithë duhet të filloni të këndoni në dush
Mbani shënime! Këto janë shenjat e horoskopit më besnike në dashuri
Sa katrorë shihni në figurë?
Simptomat që tregojnë se mëlçia është prekur nga një sëmundje e rëndë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media