Home Lifestyle
10 arsye pse duhet të konsumoni një lugë vaj kokosi çdo ditë
Të konsumosh 1-2 lugë gjelle me vaj kokosi çdo ditë, është shumë dobiprurëse. Në fakt, të përfitimet për shëndetin janë të shumta. Dhe mbi të gjitha, ka pafund studime shkencore që e kanë vërtetuar.

Arsyet kryesore pse duhet ta përfshini vajin e kokosit në menunë e përditshme, të cilat mund të ndryshojnë jetën tuaj.

VAJI I KOKOSIT JU NDIHMON TË DOBËSOHENI

Nëse po përpiqeni të humbisni kilet e tepërta, vaji i kokosit do ju ndihmojë të përshpejtoni rënien e peshës. Konsumimi i vajit të kokosit rrit metabolizmin, duke ju dhënë më shumë energji gjatë ditës. Ky vaj i jep trupit një energji të qëndrueshme, që ju bën të këni më pak oreks dhe të ndiheni të ngopur.

Vaji i kokosit ndihmon në tretje dhe rrit aftësinë e organizmit për të përthithur nutrientët nga ushqimet që konsumoni.

Për më tepër, konsumimi i vajit të kokosit ndihmon në balancimin hormonal. Kjo do të thotë më pak „“stres hormonal“ i cili shkakton depozitimin e yndyrnave, veçanërisht rreth belit.

RRIT AFTËSINË PËR TË SHTUAR MUSKUJT

Përveçse ndihmon në humbjen e peshës, vaji i kokosit jep një energji që zgjat. Si rrjedhim, konsumimi i një luge gjelle me vaj kokosi para stërvitjes ju ndihmon të rrisni vështirësinë e ushtrimeve.

Jo vetëm do të përjetoni një rritje të rezistencës, por do të keni një qarkullim gjaku më të mirë në muskuj.

Është një kombinim fitues!

HEQ DËSHIRËN PËR USHQIMET E PASHËNDETSHME


Kufizimi i ushqimeve të "pashëndetshme" nuk ju ndihmon vetëm të humbni peshë, por gjithashtu përmirëson shumë aspekte të tjera të shëndetit tuaj.

Kufizimi i këtyre ushqimeve sjell stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak, tensionit të gjakut dhe kolesterolin, prodhim të shëndetshëm të hormoneve, funksionimin më efikas i mëlçisë dhe veshkave, aftësi të përmirësuara mendore, dhe një paraqitje më e bukur.

Siç e thamë më sipër, konsumimi i vajit të arrës së kokosit ndihmon në frenimin natyral të dëshirës për të konsumuar ushqimet e dëmshme. Ky vaj e bën këtë duke përmirësuar tretjen dhe thithjen e lëndëve ushqyese, si dhe duke rritur metabolizmin dhe nivelet e energjisë.

PËRMIRËSON TRETJEN

Ne kemi përmendur tashmë se konsumimi i vajit të kokosit është një mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar tretjen tuaj. Ky efekt ndodh për disa arsye.

Së pari, vaji i kokosit ndihmon në eleminimin e tepërt të baktereve të dëmshme dhe mikrobeve të tjera që mund të jenë të pranishme në traktin tuaj tretës. Këto mikroorganizma parazitare janë shkaku kryesor i tretjes së keqe - një gjendje që mund të dëmtojë seriozisht shumë aspekte të tjera të shëndetit tuaj.

Për më tepër, vaji i kokosit lehtëson përthithjen më të mirë të vitaminave dhe mineraleve nga ushqimet e tjera që hani. Disa shembuj të dukshëm janë kalciumi dhe magnezi, si dhe vitaminat A dhe E të tretshme në yndyrë.

Konsumimi i vajit të kokosit, gjithashtu zvogëlon inflamacionin në zorrë, i cili mund të shkaktohet nga intoleranca ndaj disa ushqimeve ose nga problemet e tjera dietike. Nëse nuk trajtohet, ky inflamacion mund të çojë në çrregullime më serioze të tretjes siç janë mangësitë nutricionale ose Sindroma e Përshkueshmërisë së Zorrëve.

REDUKTON OREKSIN

Për shkak se përmirëson tretjen dhe balancon nivelin e sheqerit në gjak, konsumimi i vajit të kokosit ndihmon në rregullimin e oreksit. Ky vaj jep energji të përqëndruar e cila është e lehtë për trupin ta përdorë dhe të tresë ushqimet. Kështu që, ju do të ndiheni më të ngopur dhe nuk do keni nevojë të hani shpesh.

PËRMIRËSON KUJTESËN DHE PËRQËNDRIMIN

Të hash një lugë gjelle me vaj kokosi sapo ngrihesh në mëngjes, jo vetëm që përshpejton metabolizmin, por është një mënyrë e shkëlqyer për të zgjuar trurin. Për më tepër, përdorimi rregullisht i këtij vaji në dietën tuaj, përmirëson memorjen. Kjo ndodh për shkak të triglicerideve me zinxhir mesatar (MCTs), të cilat përbëjnë mbi gjysmën e acideve yndyrore esenciale në përmbajtjen e vajit të kokosit. MCTs i jep trupit një energji lehtësisht të përdorshme për trurin dhe gjithë trupin.

Si rezultat, përftohet një aftësi njohëse dhe memorje më e mirë, në terma afatshkurtër dhe afatgjatë.

NDIHMON KUNDËR SËMUNDJEVE NEURO-DEGJENERATIVE
Për shkak të efekteve pozitive për trurin, vaji i kokosit ndihmon në shmangien e sëmundjeve neuro-degjenerative si Alzhaimer.

Ky vaj ushqen trurin me “karburant” alternativ – me përbërës të njohur si ketone të cilat prodhohen në trupin tonë kur konsumojmë vaj kokosi. Këto ketone janë lehtësisht të përdorshme nga qelizat e trurit të cilat kanë humbur aftësinë për të përpunuar glukozën, një nga shkaqet kryesore të Alzhaimerit.

Shumë sëmundje neuro-degjenerative zhvillohen ngadalë në kohë dhe bëhen të dukshme në moshë të madhe. Kështu që, të konsumosh vaj kokosi çdo ditë, shmang problemet e së ardhmes.

NDIHMON NË PARANDALIMIN E INFEKSIONEVE URINARE

Shumë njerëz nuk pinë ujë mjaftueshëm. Kjo sjell një gjendje dehidratimi konstant i cili shpesh shkakton infeksione bakteriale në rrugët urinare (e njohur si UTI).

Natyrisht, këshilla kryesore është: Pini sa më shumë ujë! Por, të konsumoni vaj kokosi, është një nga trajtimet natyrale më efektive për të parandaluar apo trajtuar UTI.

Vaji i kokosit është një nga “antibiotikët” natyralë më të fuqishëm. MCTs të cilat janë përbërësit kryesorë të këtij vaji, depërtojnë dhe shkrijnë murin qelizor të bakterieve të dëmshme, duke i zhdukur ato.

VRET BAKTERET QË SHKAKTOJNË ERËN E KEQE TË GOJËS
Era e keqe e gojës shkaktohet më së shumti nga bakteriet që ndodhen në gojë. Për shkak të vetive anti-mikrobiale, ky vaj është ideal për një frymë të freskët dhe pa erë.

Për të maksimizuar efektin e vajit të kokosit për erën e gojës, ju këshillojmë të përzieni në gojë një lugë gjelle me vaj kokosi për rreth 30 sekonda. Më pas, mund ta pështyni, ose ta gëlltisni.

ZBARDH DHËMBËT NË MËNYRË NATYRALE

Disa nga bakteret e këqija që shkaktojnë erën e keqe të gojës lëshojnë një lëndë ngjitëse e cila mbivendoset në dhëmbë. Këto pllakëza bakteriale bëjnë që ushqimi të ngjitet në sipërfaqen e dhëmbëve, duke i ndryshuar ngjyrën.

Kur ju përdorni vaj kokosi për të eleminuar bakteriet, ju gjithashtu reduktoni krijimin e pllakëzave në gojë dhe parandaloni zverdhjen e dhëmbëve. Për më tepër, jeni në rrugën e duhur për dhëmbë më të bardhë dhe me shkëlqim.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Mos ia bëni asnjëherë një personi tjetër këto pyetje
Çfarë po prisni? Mësoni pse të gjithë duhet të filloni të këndoni në dush
Mbani shënime! Këto janë shenjat e horoskopit më besnike në dashuri
Sa katrorë shihni në figurë?
Simptomat që tregojnë se mëlçia është prekur nga një sëmundje e rëndë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media