Home Lifestyle
Mendje e zgjuar! Zgjidhja 400 vjeçare për të shërbyer në restorante në kohë kovidiane (FOTO LAJM)
Restorante dhe bare të shumtë në Itali kanë rihapur “dritaret e verës”, si pjesë e masave për të kufizuar përhapjen e koronavirusit pas rinisjes së aktivitetit. Në krahinën e Toskanës janë rreth 300 dritare të tilla të vogla, që lejojnë nxjerrjen e pijeve dhe pjatave duke ruajtur distancimin fizik mes klientit dhe kamerierit.

150 prej tyre janë vetëm në Firence, në vulosura në muret e godinave historike në pjesën e vjetër të qytetit. Tradicionalisht, “dritaret e verës”, të njohura në Itali si “buchette del vino”, janë përdorur që në vitet 1630 kur në Itali kishte rënë murtaja.

Ato lejonin tregtarët të shisnin verën pa pasur kontakt me klientët. Tani, rreth 400 vite më vonë, një tjetër pandemi po i detyron pronarët e restoranteve të kthehen pas në kohë. Këtë herë, duke kaluar përmes dritareve të vogla jo vetëm gotën e verës, por edhe kafe, akullore dhe pjata të vogla.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Mos ia bëni asnjëherë një personi tjetër këto pyetje
Çfarë po prisni? Mësoni pse të gjithë duhet të filloni të këndoni në dush
Mbani shënime! Këto janë shenjat e horoskopit më besnike në dashuri
Sa katrorë shihni në figurë?
Simptomat që tregojnë se mëlçia është prekur nga një sëmundje e rëndë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media