Home Lifestyle
Qëndroni shumë para ekranit? Ja si të parandaloni lodhjen e syve me metodën 20-20-20 (FOTO LAJM)
Koha e tepërt e kaluar para ekranit është një ndër problemet kryesore ditët e sotme. Ju kaloni një numër të mirë orësh duek parë ekranin e telefonit, ekranin e kompjuterit në punë dhe televizionin.

Qëndrimi me orë të gjata çon në lodhjen e syve por, rregulli 20-20-20 mund t’ju ndihmojë.

Cila është metoda 20-20-20?

Nëse keni shkuar të zhvilloni një vizitë te mjeku i syve, atëhere e sigurt që do t’ju ketë përmendur këtë rregull. Pra çdo 20 min të kaluara përballë ekranit të kompjuterit ose telefonit, dueht të përpiqeni të shikoni diçka që është 20 metra larg jush për 20 sekonda.


Pse 20 sekonda?

Duhen rreth 20 sekonda që sytë tuaj të relaksohen plotësisht. Ndërsa jeni duke pushuar sytë, e rëndësishme është të keni me vete dhe një gotë ujë për t’u hidratuar. Nëse trupi juaj është i hidratuar, do të jenë edhe sytë tuaj.

Si t’i kujtosh vetes ta bësh këtë çdo 20 minuta?

Ju ndoshta zhyteni në lexim ose punë dhe vendosja e një alarmi mund t’ju ndihmojë të bëni një pushim çdo 20 minuta.

Cilat janë simptomat e lodhjes të syve?

Sytë e lënduar, të lodhur, djegia, kruarja, sytë e thatë, sy të përlotur, shikim i turbullt, vizion të dyfishuar, dhimbje koke, dhimbje në qafë, shpatulla ose shpinë, ndjeshmëria ndaj dritës dhe probleme me përqendrimin.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Harrojeni gjinekologun, kush është bima që bën mrekullira
4 mitet rreth gjumit që ju bëjnë edhe më të lodhur
Si sillen dhe si mendojnë në një marrëdhënie, sekretet e 12 shenjave të horoskopit
Njihuni me "rregullin 5 sekondësh" që mund të ndryshjë totalisht jetën tuaj
Ushqimet "e rrezikshme" që nuk duhen konsumuar asnjëherë në mëngjes

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media