Home Lifestyle
A duhet punonjësit ta ndajnë të njëjtën dhomë, kur bëjnë udhëtim pune?
Çështja se a duhet që punonjësit që ta ndajnë të njëjtën dhomë në udhëtime biznesi, ende mbetet e diskutueshme. Nuk është diçka e paligjshme nëse punëdhënësit kërkojnë nga punonjësit që t’i ndajnë dhomat. Por, pajtimet dhe mospajtimet vijnë nga anë të ndryshme. Mospajtimet zakonisht vijnë nga punonjësit për shkaqe komoditeti, ndërsa punëdhënësit kujdesen më shumë për kostot, por jo aq shumë edhe për komoditetin.

Arsyet pse punëdhënësit kërkojnë që të ndahen dhomat

Punëdhënësit duan që t’i shkurtojnë shpenzimet e udhëtimeve të punës apo argëtimit. Ekonomikisht, ndarja e dhomave ndikon në mundësinë e punonjësve që të marrin pjesë në konferenca, trajnime dhe takime biznesi, sepse pa dhomat e përbashkëta, vetëm gjysma e punonjësve të kualifikuar mund të ishin në gjendje të merrnin pjesë në këto ngjarje.

Disa punëdhënës, këtë e shohin si mundësi të mirë të raporteve në mes të kolegëve dhe sjelljen e një fryme të skuadrës. Ata thonë që ndarja e dhomave, ndihmon që ata ta njohin njëri-tjetrin në një nivel tjetër.

Ndërsa, në disa rrethana të tjerë, punonjësit konsiderojnë që për punonjësit është më me rëndësi puna, se sa privatësia e tyre.

Ana negative e ndarjes së dhomave në udhëtimet e punës

Në anën e kundërt, punonjësit nuk duhet të pyeten asnjëherë për ta ndarë dhomën me kolegët, jo në ndonjë rrethanë tjetër përfshirë këtu kursimin e parave gjatë kohërave të vështira ekonomike.

Vërejtje: Punonjësit të cilët udhëtojnë për punë në mënyrë që të përfitojë punëdhënësi i tyre duhet të trajtohet me respekt dhe me nderime që i meritojnë. Kjo përfshinë privatësinë, një vend produktiv larg kolegëve dhe mundësinë për t’u çlodhur pa u shqetësuar për mendimet, ndjenjat, zakonet dhe gjërat e tjera të kolegut.

Por, janë shumë të meta, kur punëdhënësi u kërkon punonjësve që t’i ndajnë dhomat.

Një kompani mund të ketë punonjës të cilëve kohë pas kohe u duhet akomodim në aspektin mjekësor. Në të tilla raste, kur këtyre punonjësve u duhet shumë privatësi për medikamente. Duke i kërkuar të ndajnë dhomën me dikë tjetër, mund ta “dhunoni” privatësinë që i duhet për ta marrë trajtimin e duhur mjekësor, e gjithashtu edhe ai/ajo do të ndihet keq dhe detyrohet të shpërndajë informacione të sëmundjes, për të cilat në asnjë rrethanë tjetër nuk do të donte të fliste. Një punonjës i tillë duhet të kërkojë nga punëdhënësi ta ketë një dhomë vetëm për vete.

Përfitimet potenciale të shoqërimit dhe ndërtimit të ekipit, janë të ngulfatur, për shkak të mungesës së privatësisë dhe stresit të akumuluar nga ndarja e hapësirës me një të huaj, me të cilin nuk ka lidhje personale apo intime. Punonjësit janë të cenueshëm, derisa janë duke fjetur.

Nëse punonjës që respektohet nga punëdhënësi, nuk duhet ta dëgjojë duke gërhitur, të shohë dikë tjetër duke shkuar në WC, të ndajë të njëjtin sapun gjatë dushit, të dëgjojë telefonatat e tij/saj, apo të pajtohet me shprehitë e higjienës.

Të shohësh kolegun tënd duke ecur nëpër dhomën e hotelit duke veshur një peshqir, kur je mësuar ta shikosh vetëm në anën tjetër të tryezës së konferencës e të veshur me kostum të punës, krijon shqetësim. Te dikush më pak e te dikush më shumë. Marrë parasysh këtu, që edhe disa persona janë të bezdisshëm dhe të pakëndshëm, pse të rrezikosh?

Një punonjës që e ka lënë anash të gjithë kohën e lirë të tij dhe është larguar nga shtëpia dhe familja e tij për çështje pune, duhet ta ketë një dhomë private për pushimet në mbrëmje, pas një dite të ngjeshur. Ai duhet të jetë në gjendje t’i telefonojë familjen pa dikë i cili e vëzhgon se si flet, apo qoftë edhe të punojë deri në orët e para të mëngjesit dhe të mos i pengojë askujt.

Punonjësit që kanë kaluar mëngjesin, drekën, darkën se bashku e po ashtu kanë marrë pjesë në të gjitha takimet ditore me kolegët e punës, meritojnë një vend për vetmi dhe mbledhje të energjive. Ndarja e një dhome pas një dite kaq të gjatë nuk do të jetë domosdoshmërisht ndërtim i marrëdhënieve, nganjëherë edhe prishje e tyre.

Respektoni punonjësit, përderisa as kolegët që tashmë janë miq të mirë mes vete nuk kërkojnë një dhomë bashkë, atëherë nuk është nevoja që të kërkosh nga punonjësit e tjerë që ta ndajnë dhomën bashkë!
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Nga ngritja e dollisë 100 herë deri te kërcitja e gishtave, 10 veprime të pasjellshme që i bëni pa vetëdije
"Mos u përpiq të mbash dikë që nuk iu do më", 4 rregullat e arta të dashurisë
Pse nuk duhet t'i detyroni fëmijët të puthin të rriturit?
Plazhi është më afër nga ç'mendoni, dieta me vezë që ju ndihmon të humbni 7 kg në pak ditë
11 shenja që ju ndihmojnë të njihni shpirtin tuaj binjak!

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media